LAJMI I FUNDIT:

Mbi 500 milionë herë e dëgjuar në Spotify, kënga “Lonely together” me Aviciin bëhet kënga më e dëgjuar e Rita Orës në albumin e saj të fundit

Mbi 500 milionë herë e dëgjuar në Spotify, kënga “Lonely together” me Aviciin bëhet kënga më e dëgjuar e Rita Orës në albumin e saj të fundit

Në shtator të vitit 2017, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, do të publikonte një nga hitet më të mëdha të karrierës së saj.

Bëhet fjalë për këngën “Lonely together”, e cila erdhi në bashkëpunim me Aviciin, e që për fatin e keq do të ishte bashkëpunimi i fundit i shqiptares me reperin ndjerë, i cili vetëm pak muaj më vonë ndërroi jetë.

Kjo këngë e shpërbleu Rita Orën me çmimin “Kënga më e mirë ritmike”, në eventin e madh MTV Video Music Awards 2018.


Rita Ora me çmimin “Kënga më e mirë ritmike” në MTV VMA 2018 (Foto: Paul Zimmerman/Getty Images/Guliver)

Ndërkohë, si shenjë mirënjohje dhe kujtimi të përjetshëm, Rita vendosi që këtë këngë ta bëjë pjesë të albumit të saj më të fundit “Phoenix”, të cilin e publikoi më 23 nëntor të vitit 2018.

E tani pas kaq muajsh, kënga “Lonely together” ka arritur që të dëgjohet mbi 500 milionë herë, duke u bërë kënga më e dëgjuar aktualisht e albumit “Phoenix”.

Ljamin për këtë e ka bërë të ditur faqja e fansave të Ritës, “Rita Ora Facts”, e cila ka treguar për suksesin që “Lonely together” ka shënuar.

Të njëjtën më pas, Ora e ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory. /Telegrafi/

Foto: Rita Ora/InstaStory

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti: Nuk kam ndjenja për Eglin

Gjesti: Nuk kam ndjenja për Eglin

Magazina
“Jam hedhur në zjarr për Gjestin”, Laerti - Rozanës: Lëre të shohim kush është pa ty

“Jam hedhur në zjarr për Gjestin”, Laerti - Rozanës: Lëre të shohim kush është pa ty

Magazina
Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Magazina
Në gjendje të rënduar emocionale - Gjesti dhe Egli tregojnë se janë konsultuar me psikologë brenda

Në gjendje të rënduar emocionale - Gjesti dhe Egli tregojnë se janë konsultuar me psikologë brenda

Magazina
Gjesti përplaset me Laertin: Je falso, një herë me Livian, pastaj me Valbonën e tani me Olën

Gjesti përplaset me Laertin: Je falso, një herë me Livian, pastaj me Valbonën e tani me Olën

Magazina
Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Magazina
Kalo në kategori