LAJMI I FUNDIT:

Mbi 50 vetura eskordojnë presidentin turk gjatë vizitës në Gjermani (Video)

Mbi 50 vetura eskordojnë presidentin turk gjatë vizitës në Gjermani (Video)

Vizita treditore e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan në Gjermani ka fituar vëmendjen e gjithë botës. Por gjatë vizitës ka pasur edhe protestues që ishin kundër vizitës së tij.

Gjatë konferencës së përbashkët me kancelaren gjermane, Angela Merkel, një gazetar ka protestuar para Erdoganit me një bluzë të veshur që kishte një mesazh për të. E për ta qetësuar situatën pjesëtarët e sigurimit është dashur të ndërhyjnë për ta larguar, transmeton Telegrafi.

Ndërsa ajo çfarë ka bërë më së shumti bujë është eskorda e tij rrugës për në qytetin gjerman Cologne, ku ka marrë pjesë në përurimin e hapjes së xhamisë më të madhe në Evropë.


Videoja e publikuar më poshtë shfaq eskordën me mbi 50 automjete të ndryshme, duke filluar nga furgonët, limuzinat, e autobusët që po udhëtonin për në Cologne.

Janë dashur të kalojnë më shumë se tre minuta të videos, që eskorda e presidentit turk të kalojë para autorit të videos. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=QzNwKc6hAnk

Në trend Botë

Më shumë
Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Evropa

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Dronë të paidentifikuar janë parë duke fluturuar mbi tri baza ajrore amerikane në Britani të Madhe

Dronë të paidentifikuar janë parë duke fluturuar mbi tri baza ajrore amerikane në Britani të Madhe

Evropa
Kaos në Britaninë e Madhe ndërsa stuhia Bert godet vendin, raportohet për të vdekur

Kaos në Britaninë e Madhe ndërsa stuhia Bert godet vendin, raportohet për të vdekur

Botë
Ministri i Jashtëm francez thotë se nuk ka 'vija të kuqe' në mbështetjen e Ukrainës

Ministri i Jashtëm francez thotë se nuk ka 'vija të kuqe' në mbështetjen e Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori