Deputetët e Kuvendit me 74 vota për kanë miratuar rekomandimet e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të performancës “Efektiviteti i ndërlidhjes së arsimit dhe aftësimit profesional me nevojat e tregut të punës”.
Në njërin prej rekomandimeve kërkohet nga qeveria shtim të buxhetit për aftësim profesional.
Në anën tjetër sipas disa studimeve që u prezantuan nga disa deputet gjatë diskutimit në vazhdimin e seancës së sotme, Kosova ka mbi 50 përqind të kualifikuar që nuk përputhen me nevojat e tregut.
Deputeti Eman Rrahmani në emër të Komisionit, ka arsyetuar rekomandimet, e që kërkohet nga Ministria e Arsimit në planin e ri-strategjik të arsimit në Kosovë të përgatit ri-organizimin e rrjetit të shkollave në nivel vendi duke marrë parasysh numrin e vogël të nxënësve dhe zvogëlimin e normave për mësimdhënësit me theks të veçantë në shkollat për aftësim profesional.
“Qeveria të rris buxhetin e dedikuar për arsim dhe aftësim profesional, të krijohet bazë ligjore për diversifikimin e mënyrës së financimit të shkollave profesionale për të krijuar mundësi për investime edhe nga sektori privat”, theksoi Rrahmani.
Ndërsa, deputeti Ardian Gola nga VV tha se sipas disa studimeve në Kosovë mos përputhja ndërmjet kualifikimeve profesionale edhe nevojave të tregut shkon diku rreth 53 për qind.
“Shumë vende të punës që para 10 vjetëve që janë qenë të kërkuara, sot as që ekzistojnë. Pra, kemi të bëjmë me një destabilzim radikal të strukturës së punësimit, e cila është mjaft vështirë të mirëmbahet në saje të këtij ritmi jashtëzakonisht të madh të zhvillimit teknologjik. Sipas disa studimeve në Kosovë, mos përputhja ndërmjet kualifikimeve profesionale edhe nevojave të tregut shkon diku rreth 53 për qind. Drejtimi i biznesit, administratës dhe juridikut ka mos përputhjen më të madhe. Rreth 9 mijë të kualifikuar dhe të diplomuar në këto drejtime janë komplet jashtë tregut të punës, ndërkohë që nevojat e tregut që lidhen me shkencat natyrore dhe aplikative vuan me deficit rreth 3 mijë e 176 kuadro të këtyre profileve”, tha Gola, përcjell KosovaPress.
Deputetja Eliza Hoxha nga PDK-ja theksoi se është inkurajues, por njëkohësisht edhe shpresëdhënës fakti që në rrethanat e krijuara pas tranzicionit nëpër të cilat ka kaluar shteti i Kosovës më në fund duket një dritë dhe një vëmendje që i kushtohet çdo ditë e më shumë nevojave të arsimit, por gjithsesi gjendja mbetet ende për të dëshiruar.
“Investimi i duhur në këtë sektor ka një rëndësi jetike për atë se ku jemi dhe ku dëshirojmë të arrijmë në të ardhmen dhe çfarë shoqërie duam ne si Kosovë. Meqenëse arsimi ka rëndësi thelbësore në përcaktimin e cilësisë dhe nivelit të zhvillimit të gjithëmbarshëm socio-ekonomik të një vendi. Identifikimi dhe trajtimi i faktorëve të cilët kanë ndikuar që sistemi ynë arsimor të gjendet në stadin aktual të zhvillimit të tij nuk mund të shihet i ndarë nga dinamikat e ndryshimit të shpejt dhe në mënyrë të vazhdueshme të tregut të punës, i cili imponon rishikimin e politikave publike në fushën e arsimit të lartë në përgjithësi si dhe arsimit dhe aftësimit profesional në veçanti”, theksoi Hoxha.
Deputetja nga AAK, Albena Reshitaj theksoi se kërkohet përkushtim më i madh në përmirësimin e sistemit arsimor, duke iu përshtatur nevojave të tregut të punës.
“Duhet punë dhe përkushtim i lartë në përmirësimin e sistemit arsimor në vend të cilin pandemia e ka rënduar edhe më tej. Nga shkollat nuk kërkohet më ri-prodhim apo zotërim i informacionit, sot shkollat kanë mision të përgatisin gjenerata e breza të rinj me shprehi për të kërkuar informacionin, për të operuar me të, për të analizuar dhe në mënyrë kritike për të aftësuar nxënësit që të jenë në gjendje të zgjidhin problemet dhe t’i konkretizojnë ato me rezultate”, thotë ajo.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar deputetët për veprimet që janë ndërmarr në raport me 7 rekomandimet të cilat janë adresuar që të gjitha nga MASHT.
“Në lidhje me rekomandimin e parë që ka qenë të finalizoi sa më shpejt që është e mundur rishikimin e kurrikulave të klasave të 11-ta dhe 12-ta, ju njoftoi se ky rekomandim është përmbushur në tërësi. Në lidhje me rekomandimin e dytë që ka pasur të bëjë me zbatimin e qasjes modulare dhe përgatitjen shkollave për të implementuar suksesshëm kurrikulat të cilat u folën, ju njoftoi se tashmë janë identifikuar dhe vlerësuar profilet. Po planifikojmë dhe punojmë edhe me bizneset dhe ndërmarrjet në mënyrë që të sigurohemi që arsimi dhe aftësimi profesional i plotëson kërkesat dhe nevojat e tregut të punës”, theksoi Nagavci.
Kuvendi sot po ashtu me 62 vota për, 3 vota kundër dhe 11 abstenimi ka shkarkuar pesë anëtarët e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Dita Ndërkombëtare e Gruas: American School of Kosova promovon ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe emocional të gruas

Trandevue ngre lart emrin e Kosovës: Fiton çmimin e madh Evropian

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa