LAJMI I FUNDIT:

Mbi 5.000 raste aktive me COVID-19 në Maqedoni, nga nesër masa të reja kufizuese

Mbi 5.000 raste aktive me COVID-19 në Maqedoni, nga nesër masa të reja kufizuese

Një numër i shtuar dukshëm i rasteve të reja me Covid-19 u regjistrua në statistikat e djeshme të Ministrisë së Shëndetësisë, ku ata njoftojnë se në javët e ardhshme situata mund të jetë kritike, por sigurojnë se sistemi shëndetësor është gati për valën e re. Klinika Infektive në Shkup është e mbushur me një numër pacientësh, ndërsa qendra të tjera të tilla do të aktivizohen, shkruan AIM.

Në pritje të hyrjes nesër në fuqi të masave kufizuese, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi se përveç të vaksinuarve, në ambientet e hotelierisë dhe ngjarjet në hapësira të hapura do të lejohet hyrja edhe për personat që kanë kaluar Covid-19.

Duke pasur parasysh rritjen e madhe të numrit të diagnostifikuarve në spital me Covid-19 në javët e ardhshme, sipas Filipçes, situata mund të jetë kritike, por sistemi shëndetësor është gati për një valë të re.


Analiza e Ministrisë së Shëndetësisë tregon se nga gjithsej 3.497 pacientë të diagnostikuar në shtatë ditët e fundit, 3.047 janë të pavaksinuar, pra vetëm dhjetë përqind janë të vaksinuar dhe janë pozitivë, ndërsa ata që janë në spital për trajtim kanë një gjendje mjaft të qëndrueshme.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 161.359, numri i pacientëve të shëruar është 150.774, numri i të vdekurve është 5.542, ndërsa numri i rasteve aktive është 5,043./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Lajme
Kalo në kategori