LAJMI I FUNDIT:

Mbi 200 amendamentet për rishikimin e buxhetit të Maqedonisë, deputetët nisën debatin

Mbi 200 amendamentet për rishikimin e buxhetit të Maqedonisë, deputetët nisën debatin

Është duke u përmbyllur debati i Komisionit parlamentar lidhur me propozim- rishikimin e e buxhetit. Deri në fund të javës, pritet propozim- ligji të gjendet në seancë plenare për miratim. Sot deputetët filluan të debatojnë për 222 amendamentet e partive opozitare pasi pesë ditët e kaluara debatonin për rishikimin e propozuar. Subvencionet në bujqësi ishin temë debati.

“Është vërtetë e panevojshme që për herë të tetë të dorëzojnë amendament të njëjtë për plan intervenimi në bujqësi dhe i njëjti të na refuzohet me kurrfarë arsyetimi se jepen më shumë mjete financiare në raport me subvencionet. Kjo është edhe një dëshmi se kjo Qeveri në të gjitha zgjedhjet nga viti 2016 deri më tani merret me mashtrime të vazhdueshme. Për fat të keq, ky premtim u është dhënë bujqve si risi, të njëjtën risi e pranuan edhe në vitin 2016, por asgjë nga kjo nuk kemi”, tha Bllagica Llasovska- deputete e OBRM-PDUKM-së.

Për pushtetin, amendamenti për krijimin e një fondi intervenues, me vlerë 300 milion denarë nuk është i pranueshëm, sepse me rishikimin janë projektuar para rekorde në bujqësi.


“Nëse i shikojmë vetëm subvencionet në bujqësi, dhe zhvillim rural këtë vit, edhe pse një tremujorsh është i krizës, dhe është vit pas krizës, ne me zhvendosjen e bërë në këtë propozim rebalanc, vijmë në nivelin prej 8.5 miliardë denarë për subvencione, dhe zhvillimi rural, që praktikisht është në nivelin e viteve, kur më së shumti është investuar në bujqësi”, u shpreh Dimitar Kovaçevski – Zëvendës Ministër i Financave.

Me rishikimin është planifikuar, që shteti të shpenzojë edhe treqind milion euro shtesë nga buxheti i planifikuar fillimisht, me çka ana e shpenzimeve do të arrijë në 4.3 miliardë euro. Në arkën e buxhetit planifikohet të mblidhen 3.6 miliardë euro.
Deficiti buxhetor do të thellohet me 180 milion euro shtesë, dhe është planifikuar të arrijë 6.5 për qind të Prodhimit Bruto Vendor deri në fund të vitit./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori