Ish-zyrtari policor Jashar Osdautaj dhe të akuzuarit Gegë Lleshaj, Arlind Hajdari dhe Leonard Elezaj janë dënuar me 14 mijë e 400 euro gjobë për organizim të kundërligjshëm të lojës së pokerit, në korrik të 2020-es në Gjakovë.
Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësja Diana Sina, katër të akuzuarit fillimisht janë dënuar me nga 6 muaj burgim secili, por që me pëlqimin e tyre ky dënim është zëvendësuar në dënim me gjobë për secilin nga 3 mijë e 600 euro.
Të njëjtëve në këto dënime do t’iu llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak, ashtu që të katërve nga këto gjoba secilit do t’iu hiqen nga 1 mijë e 200 euro, ndërsa pjesën tjetër janë të detyruar ta paguajnë në afat prej 60 ditësh.
Gjithashtu, janë konfiskuar para në shumën prej 1 mijë e 9 euro, dy dollarë dhe dhjetëra çipa të lojës.
Të gjithë të akuzuarit e kanë pranuar fajësinë në shqyrtimin gjyqësor të mbajtur më 29 shtator të këtij viti.Madje, i akuzuari Osdautaj kishte deklaruar se kjo vepër penale i kishte kushtuar atij me vendin e punës.
Në aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë thuhet se Jashar Osdautaj, Gegë Lleshaj, Arlind Hajdari dhe Leonard Elezaj, më 26 korrik 2020, në depon e një bodrumi të objektit banesor e cila gjendet në rrugën “Nëna Tereza” në Gjakovë, saktësisht afër ëmbëltores “Sharri”, kanë organizuar, zhvilluar dhe marrë pjesë në veprimtarinë e lojërave të fatit dhe atë në lojën poker.
Tutje sipas aktakuzës, ata këtë e kanë bërë në atë mënyrë që natën kritike pas një kontrolli të zhvilluar nga Inspektorati Policor i Kosovës, të akuzuarit janë zënë duke ushtruar veprimtarinë me lojëra të fatit në kundërshtim me Ligjin për Ndalimin e Lojërave të Fatit, me ç’rast janë arrestuar të akuzuarit si dhe janë sekuestruar një shumë e caktuar e të hollave, çipa të lojës së pokerit si dhe dy aparate të lojërave të fatit.Sipas aktakuzës, me këto veprime ata po akuzohen se kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm në bashkëkryerje” nga neni 294 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, vepër kjo e dënueshme me burgim prej 6 muaj deri në 5 vjet. /BetimipërDrejtësi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dauti Komerc: “Ujë Rugove” i plotëson kërkesat për siguri të ujërave mineral

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës