Mbi një mijë raste të reja me kancer janë identifikuar në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, duke shënuar rritje kështu për 5 për qind të pacientëve të prekur me këtë sëmundje malinje, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Kanceri i gjirit vazhdon të dominojë, derisa mbi 200 gra dhe një burrë janë diagnostikuar në stade të ndryshme të sëmundjes.
Kështu thotë në një intervistë për KosovaPress, drejtori i Klinikës së Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Ilir Kurtishi derisa tregon se pas kancerit të gjirit, më i shprehur është ai mushkërive, ku brenda gjashtë muajve ka prekur rreth 170 pacientë të gjinisë mashkullore.
Kurtishi potencon se sfidë për Klinikën e Onkologjisë është mungesa e stafit të mesëm për çka tregon se vetëm në gjysmën e parë të këtij viti tre infermierë kanë migruar dhe se dy të tjerë janë në përfund të procedurave për të dalë jashtë vendit për punësim.
“Në bazë të dhënave që ne i kemi momentale dhe të cilat i kemi në përpunim e sipër, del që për këto gjashtë muaj gati të kemi një numër përafërsisht të njëjtë si vitin e kaluar, meqenëse këto dy muajt e fundit kemi pak më pak dhe ndoshta pak më shumë se vitin e kaluar.
Pra, rreth 1 mijë, 1 mijë e 50 raste të reja të identifikuar me kancer të llojeve të ndryshme me dominim edhe këtë vit të kancerit të gjirit. Dhe janë diku 225 femra të cilat janë identifikuar me kancer të gjirit dhe janë lajmëruar për trajtim në klinikën tonë.
Menjëherë pas saj vijnë sëmundjet e mushkërive tek meshkujt dhe janë diku 170 pacientë të identifikuar me kancer të mushkërive. Ndërkaq, pas këtyre dy patologjive të shpeshta janë edhe sëmundjet e sistemit gastrointenstinal dhe ky numër është, nëse e marrim total si sëmundje totale të zorrës së trashë të lukthit, të pankreasit, të mëlçisë, i dominon pra edhe mushkëritë edhe tumoret e gjirit…Kemi një rritje pak më të lehtë, ndoshta për pesë për qind. Këtë vit ka qenë vetëm një rast me kancer të gjirit mashkull”, thotë Kurtishi.
Doktori tutje thekson se fluksi i madh i pacientëve në këtë klinikë rrit nevojën për shtimin e numrit të infermierëve. Ai thotë institucionet përkatëse janë njoftuar me kohë për këto nevoja, për çka shpreson që sa më shpejtë të bëhen zëvendësimet.
“Numri i madh i pacientëve që e frekuentojnë klinikën bën që puna të jetë shumë e lodhshme, me sfidë dhe të ketë një impakt shumë të madh edhe në organizimin e krejt kësaj procedure. Gjatë gjashtë mujorit të parë kemi pasur tre infermierë të cilët kanë migruar në botën e jashtme dhe kanë liruar vendet e tyre të punës. Dhe këtë muaj, muajin korrik edhe dy të tjerë do të vazhdojnë jetën e tyre diku tjetër dhe ne me kohë e kemi lajmëruar QKUK-në dhe SHSKUK-në për nevojat tona…A janë zëvendësuar 3 infermierët? Nga atëherë jo, meqenëse nuk ka pasur konkurs…Ne në klinikë kemi 24 infermierë në shërbimin e kimioterapisë dhe kemi 13 teknikë të radioterapisë”, thekson Kurtishi.
Ndërkaq, për furnizimin me barna esenciale, Kurtishi thotë se posedojnë mbi 90 për qind të barnave. Ai potencon se edhe pesë lloje të barnave nga lista esenciale, për të cilat kanë pritur për disa muaj, veçse janë siguruar.
Ndryshe, më 20 maj të këtij viti u përurua rinovimi i Klinikës së Onkologjisë, qendrës së vetme në Kosovë për trajtimin e pacientëve të prekur me kancer, investim ky mbi gjysmë milionë euro.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës