LAJMI I FUNDIT:

Mbeti në shkëmbinj për shkak të dallgëve në Sarandë, shpëtohet turistja nga Ukraina

Mbeti në shkëmbinj për shkak të dallgëve në Sarandë, shpëtohet turistja nga Ukraina

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në Sarandë i dhanë ndihmë një turisteje nga Ukraina që kishte mbetur në disa shkëmbinj gjatë notit dhe nuk mund të kthehej në breg për shkak të dallgëve.

Pas njoftimit nga një shtetas ukrainas, i cili ishte shqetësuar pasi bashkëshortja e tij kishte hyrë për të notuar në plazhin e Pasqyrave, Manastir dhe nuk po kthehej në breg, Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare në Sarandë u nisën menjëherë drejt vendit të dhënë dhe organizuan veprimet së bashku me patrullat tokësore.

Si rezultat i këtyre veprimeve, u lokalizua shtetasja ukrainase në veri të plazhit Pasqyrat, e cila kishte mbetur në disa shkëmbinj dhe nuk mund të vijonte të notonte për të dalë në breg për shkak të motit të keq.


Shërbimet e Policisë ndihmuan dhe nxorën në breg turisten ukrainase në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas policisë, ajo dhe bashkëshorti i saj falënderuan shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.

Policia Kufitare u bën thirrje pushuesve që të jenë të kujdesshëm në kushte të motit të keq dhe dallgëve të forta, duke shmangur rreziqet e panevojshme.

Po ashtu, u rekomandon drejtuesve të mjeteve lundruese të jenë veçanërisht të vëmendshëm gjatë lundrimit për të garantuar sigurinë e të gjithëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori