LAJMI I FUNDIT:

Mbesa e Titos: Nuk dua të jetojë me njerëz që e konsiderojnë Millosheviqin hero

Mbesa e Titos: Nuk dua të jetojë me njerëz që e konsiderojnë Millosheviqin hero

Mbesa e Josip Broz Titos, Svetlana Broz e lindur në Beograd por e rritur në Sarajevë, gjatë një interviste dhënë Rel-it, ka deklaruar se nuk dëshiron të jetojë me njerëzit të cilët nuk kanë qëndrim kritik, dhe që besojnë se Sllobodan Millosheviqin nuk ishte kriminel, por hero.

Ajo theksoi se Evropa, por edhe pjesa tjetër e botës “nuk ishin të interesuar në atë se çfarë ka ndodhur në luftërat ballkanike në vitet e ’90-ta, transmeton Telegrafi.


“Pa ofenduar askënd, mendoj se ekziston mosinteresimi për atë se çfarë ndodh jashtë rrethit të tyre të ngushtë. Evropa nuk ishte mjaftueshëm e interesuar për atë se çfarë ka ndodhur në Ballkan. Ka pasur përjashtime, kujtojmë Vaclav Havel-in, i cili kishte ngritur zërin dhe kishte kërkuar që urgjentisht të ndalet lufta në Bosnjë dhe Hercegovinë. Por edhe zëri i tij nuk ishte i mjaftueshëm që vërtetë diçka të ndryshojë.

Mbesa e ish-presidentit të RSFJ-së, gjithashtu ka folur për atë se si në Beograd shumica e qytetarëve mundohen të minimizojnë atë çfarë kishte ndodhur gjatë luftës në Bosnje.

“Nëse shkoni në Beograd, aty shumica e qytetarëve do t’ju thonë se në Bosnje pothuajse nuk ka ndodhur asgjë. Neglizhojnë të vërtetën. Pse? Për shumicën e tyre kjo ndodh pasi nuk dëshirojnë të marrin përgjegjësinë për atë që në aspektin politik dhe ushtarak ka ndodhur në Bosnje, për të cilën qeveria e Beogradit ishte përgjegjëse. Gjithashtu, për faktin se nuk kanë qenë të interesuar për atë se çfarë ka ndodhur në Vukovar, Sarajevë, Srebrenicë e Dubrovnik”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori