LAJMI I FUNDIT:

Mbesa e Joe Biden, Naomi do të martohet me partnerin e saj në Shtëpinë e Bardhë

Mbesa e Joe Biden, Naomi do të martohet me partnerin e saj në Shtëpinë e Bardhë
Foto: Getty

Mbesa e presidentit të Amerikës, Joe Biden, Naomi do të martohet në Shtëpinë e Bardhë.

Vajza 28-vjeçare e djalit të Biden, Hunterit, postoi në Twitter lajmin festiv të hënën (4 prill), duke falënderuar gjyshërit e saj për këtë mundësi.

“Peter dhe unë i jemi pafundësisht mirënjohës gjyshërve të mi për mundësinë për të festuar dasmën tonë në Shtëpinë e Bardhë. Mezi presim që zyrtarizojmë marrëdhënien tonë ndaj njëri-tjetrit dhe për atë që na pret”, ka shjkruar ajo.


Foto: Naomi Biden/Instagram

Sipas Associated Press, dasma do të bëhet këtë vjeshtë, ndërkohë Michael LaRosa, sekretari i shtypit për Jill Biden, i tha gazetës se familja është “ende në fazat e planifikimit të të gjitha festimeve të dasmës”, shkruan People.

“Në përputhje me ngjarjet e tjera private të organizuara nga Familja e Parë dhe duke ndjekur traditat e festimeve të mëparshme të dasmave të Shtëpisë së Bardhë në administratat e mëparshme, familja Biden do të paguajë për aktivitetet e dasmës që ndodhin në Shtëpinë e Bardhë”, shtoi tutje LaRosa.

E diplomuari për drejtësisë në Kolumbia, Naomi u fejua me Peter Neal, një student tjetër në shkollën juridike, në shtator.

Dasma e tyre do të shënojë martesën e parë në Shtëpinë e Bardhë që nga administrata e Nixon.

Foto: Getty

Duke ndarë një fotografi të saj dhe Neal së bashku, Naomi ngriti dorën në foto për të treguar unazën e saj të fejesës në Instagram vjeshtën e kaluar.

Dhëndri i ardhshëm Neal është internuar më parë për fushatën presidenciale të Hillary Clinton, sipas Guest of Guest.

Gazeta shtoi se ai gjithashtu u internua në Shtëpinë e Bardhë kur Barack Obama shërbente si President dhe kur gjyshi i Naomit shërbeu si i dyti në komandë.

Foto: Getty

Presidenti Biden, 79 vjeç, i tha Anderson Cooperit në CNN në mars 2020, “Çdo ditë, unë flas me të pesë nipërit e mi. Ose në telefon, ose dërgoj mesazhe me ta”.

Në një intervistë me PBS Newshour në vitin 2020, Naomi tha se komunikon vazhdimisht me gjyshin e saj.

“Ai i hap telefonatat tona pavarësisht se ku është. Ai mund të jetë në skenë, duke mbajtur një fjalim dhe kur ne e thërrasim atë dhe ai e hap dhe na pyet,” Çfarë nuk shkon?!”, kishte deklaruar Naomi.

“Ne jemi rritur së bashku. Ai është kujdesur që çdo traditë e vetme, çdo festë, të jemi të gjithë bashkë… Nuk mendoj se ka pasur ndonjë vendim, sado i madh apo i vogël, që nuk e kemi vendosur si familje”, shtoi ajo. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Magazina
Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Magazina
Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Magazina
Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Magazina
Kalo në kategori