LAJMI I FUNDIT:

“Mbappe do të kushtojë 40 milionë euro shkaku i krizës”, politikani francez befason me deklaratat e tij

“Mbappe do të kushtojë 40 milionë euro shkaku i krizës”, politikani francez befason me deklaratat e tij

Politikani francez, Daniel Cohn-Benit ka thënë se vlera e transferimit të Kylian Mbappe do të bjerë rreth 40 milionë euro këtë verë për shkak të krizës së vazhdueshme ekonomike.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain është njëri nga lojtarët më të vlefshëm të futbollit dhe vlerësohet të jetë me vlerë rreth 220 milionë euro në tregun e transferimeve.

Por Daniel Cohn-Bendit, i cili është anëtar i Parlamentit Evropian, ka deklaruar se kriza ekonomike që pritet për shkak të pandemisë së conronavirusit mund të ndikojë egërsisht në futboll.


“Nesër, Mbappe do të kushtojë 35-40 milionë, jo 200 milionë euro”, ka thënë fillimisht Cohn-Bendit për gazetën Ouest-France.

“Kush do të jetë në gjendje ta blejë atë?”.

“Do të ketë një rregullore dhe do t’ju duhet të shkoni më larg se kapitalet e pagave”.

“Është një riorganizim që nuk do të ndikojë vetëm në pagat e lojtarëve, por edhe në të drejtat e imazhit të tyre dhe reklamimit”, përfundoi politikani francez.

Analistët kanë shpjeguar se 1.8 miliardë dollarë i është zvogëluar vlera e lojtarëve të Ligës Premier për shkak të pandemisë.

Mbappe, ndërkohë, raportohet se po ndiqet nga gjigantët spanjoll të Real Madridit dhe kontrata e tij me PSG-së vlen deri në vitin 2022. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

La Liga

"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar

La Liga
“Bëre që emri i shqiptarëve të shkruhet në histori”, postimi emocionues i babait të Granit Xhakës pas nominimit për Topin e Artë

“Bëre që emri i shqiptarëve të shkruhet në histori”, postimi emocionues i babait të Granit Xhakës pas nominimit për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Barcelona pret të marrë miliona euro nga FIFA për Gavin dhe Araujon

Barcelona pret të marrë miliona euro nga FIFA për Gavin dhe Araujon

Ndërkombëtare
Duplantis mahniti përsëri botën, ai është më i shpejtë në 100 metra sprint sesa rekordmeni botëror nga Norvegjia

Duplantis mahniti përsëri botën, ai është më i shpejtë në 100 metra sprint sesa rekordmeni botëror nga Norvegjia

Sport
Me listën e të nominuarëve tashmë publike: Kush është favoriti për Topin e Artë

Me listën e të nominuarëve tashmë publike: Kush është favoriti për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori