LAJMI I FUNDIT:

Coronavirusi ndikon në vlerën e futbollistëve, rënie të mëdha të çmimeve në top 10

Coronavirusi ndikon në vlerën e futbollistëve, rënie të mëdha të çmimeve në top 10

Coronavirusi përveç krizës së shkaktuar në jetët e njerëzve, e njëjta krizë është shfaqur edhe në futboll, ku ka pasur efekt të menjëhershëm, duke bërë që vlerat e futbollistëve të bien.

“Transfermarkt”, që është i specializuar për çmimet e lojtarëve, ka publikuar listën e 10-të lojtarëve më të shtrenjtë ku vërehen edhe uljen e çmimit të tyre.


Krizës nuk i kanë shpëtuar as emra si Lionel Messi, Kylian Mbappe e Neymar, që tashmë  kushtojnë më pak.

Kylian Mbappe, Jadon Sancho dhe Aleksander-Arnold kanë pësuar rënie, por më pak se të tjerët, kjo fal edhe moshës së tyre të re.

Të tre këta në afatin kalimtar të ardhshëm do të kushtojnë 10 për qind më pak, ndërsa të tjerët deri në 20 për qind.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë deri në fillimin e afatit kalimtar, por shifrat mbi 200 milionë euro me gjasë nuk do të fliten më.

/Telegrafi/