LAJMI I FUNDIT:

Mbahet nata e parë e Festivalit të Këngës në RTK

Mbahet nata e parë e Festivalit të Këngës në RTK
Foto: Screenshot/YouTube

Mbrëmjen e së enjtes (26 tetor) ka nisur zyrtarisht edicioni i parë i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin e Kosovës.

Ngjarja, e organizuar për herë të parë, është mbajtur te Pallati i Rinisë pas ndryshimeve që janë bërë.

Eventi madhështor filloi nga ora 21:00, ndërkohë para kësaj në tapet të kuq janë mirëpritur mysafirët e publiku.


Në natën e parë të këtij edicioni performuan disa nga emrat e njohur të muzikës, si: Klea Dina me “Trenat”, Mentor Mripa “Po ju rrëfehem”, Neki Emra “Heroi im”, Hilmi Obertinca “Pa ty s’më rrihet” Franc Koruni “Shqip” Ermal Demiri “Merr” Auron Deva “Çmimi i dashnisë” Ariela Krasniqi “Emri grua” La Fazani “Oj Kosovë”dhe Albin Nikprelaj me “Ajo”.

Festivali i Këngës në RTK do të mbahet në Pallatin e Rinisë
Lexo po ashtu Festivali i Këngës në RTK do të mbahet në Pallatin e Rinisë

Në këtë natë një interpretim të veçantë bëri edhe artistja Dafina Zeqiri me projektin “Veç ti”.

Foto: Screenshot/YouTube

Performanca e 34 vjeçares u vlerësua tejet shumë duke marrë komplimente të shumta për mënyrën se si këndoi.

Pas orës 23:00, filloi transmetimi i programit “Post Festival”, i cili vjen për dy netët e para dhe në ditën e diel në një kohë tjetër televizive si komentim i ngjarjes në formë paneli. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
E etiketojnë si 'modele', reagon gruaja e re e Feros, Nita Bajrami: Unë kam karrierë akademike

E etiketojnë si 'modele', reagon gruaja e re e Feros, Nita Bajrami: Unë kam karrierë akademike

Magazina
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Magazina
Gjesti vazhdon ngacmimet ndaj Vserlos, kësaj radhe ia fut kokën në thes

Gjesti vazhdon ngacmimet ndaj Vserlos, kësaj radhe ia fut kokën në thes

Magazina
Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Magazina
Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Magazina
Kalo në kategori