LAJMI I FUNDIT:

May-Linda Kosumovic, aktorja më e mire në Festivalin e Korçës

May-Linda Kosumovic, aktorja më e mire në Festivalin e Korçës

Ka ulur perdet Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë që u organizua në Korçë për të parën herë, i quajtur ndryshe "KokoFest". Për tetë ditë me radhë performuan në skenë trupat teatrore nga Shqipëria dhe trevat shqipfolëse, duke sjellë në Korçë përpos publikut përherë artdashës, edhe qytetarë e njerëz të artit nga zonat e tjera të vendit.

Nata e fundit u kurorëzua me dhënien e disa çmimeve në nder të aktorit të madh korçar, Aleko Prodani, për të gjitha trupat teatrore pjesëmarrëse. Këto çmime u vendosën nga juria e këtij festivali e përbërë nga emra të njohur të teatrit, kinematografisë dhe humorit shqiptar si Ndriçim Xhepa, Yllka Mujo, Altin Basha, Rafet Abazi dhe Eftjola Laçka. Një nga çmimet speciale u dha nga "Birra Korça", e dalluar përherë në mbështetjen e artit dhe artistëve në rrugën e tyre.

Çmimi ishte për regjinë më të mirë dhe shkoi për regjisorin Ilir Bokshi, për shfaqjen "Një kafkë në Konemara". Një nga artistët protagonistë të kësaj shfaqjeje, Marin Orhanasi, tha: "Ky çmim është shumë i rëndësishëm, aq më tepër i shtohen vlerat kur jepet nga ‘Birra Korça’, si një mbështetëse e artit në të gjitha kohët". Një tjetër çmim special ishte ai që iu dha artistes Xheni Hallulli, si artistja e re më e mirë e këtij eventi.


"Ky çmim ka një vlerë të jashtëzakonshme për mua. Së pari për babin tim, i cili nuk është më, por më ka lënë kryevepër shpirtin e tij artistik, si dhe për profesorët e mi Altin Basha dhe Mario Ashiku", – tha aktorja Hallulli. Që prej 14 shtatorit u ngjitën me radhë në skenë trupa e Gjakovës me shfaqjen "Kolonel Zogu", Teatri i Prishtinës me shfaqjen "Ekspozita", Universiteti i Arteve me "Pse nuk rri për mëngjes" dhe "Parfumeria", trupa e Vlorës me "Mjalti i hidhur", trupa e Korçës me "Një kafkë në Konemara", Teatri i Fierit me shfaqjen "Harroje dashurinë", ai i Shkodrës me "Eldorados", Gjirokastra me "Jo të gjithë hajdutët vijnë për keq", trupa e Teatrit Eksperimental dhe e Teatrit të Metropolit, përkatësisht me shfaqjet "Djemtë gazmorë e "Nënat dhe bijat", si dhe e mbylli mbrëmjen e djeshme Teatri i Shkupit me pjesën "Gjymtimi". Më herët gjatë ditës së djeshme, aktorët pjesëmarrës nderuan figurën e të ndjerit Aleko Prodani në varrin e tij, ku vendosën buqeta me lule.

Marin Orhanasi: "Çmimi ‘Regjia më e mirë’ që mori shfaqja ku unë luajta ka një vlerë të jashtëzakonshme, sepse së pari na nderon punën tonë dhe së dyti, për faktin se është një çmim i dhënë nga ‘Birra Korça’, që e falënderoj pa masë për mbështetjen e saj, pasi është kthyer në traditë suporti që u jep vlerave të vërteta kjo birrë".

Zamira Kita: "Falënderojmë ‘Birra Korçën’, birrën simbol të qytetit tonë, që na ka mbështetur përherë në evente të ndryshme artistike. Asnjëherë nuk e ka lënë artin në baltë dhe ne ndihemi të privilegjuar nga mbështetja monetare e paçmuar e birrës më të mirë shqiptare".

Ndriçim Xhepa: "Ishte edicioni i parë dhe mund të them se Korçës i takon një festival i tillë, pasi zhvillohet në një qytet me traditë

LISTA E PLOTË E ÇMIMEVE TË DHËNA:
• Shfaqja më e mirë e festivalit: "Gjymtimi", e Teatrit të Shkupit
• Çmimi i karrierës: Robert Ndrenika
• Regjia më e mirë e festivalit: Ilir Bokshi, "Një kafkë në Konemara"
• Skenografitë më të mira: "Kolonel Zogu", "Gjymtimi"
• Artisti i ri më i mirë: Qëndrim Rihani
• Artistja e re më e mirë: Xheni Hallulli
• Aktorja më e mirë për rolin joprotagonist: Egzona Ademi
• Aktori më i mirë joprotagonist: Ylber Bardhi
• Aktorja më e mirë protagoniste: May-Linda Kosumovic
• Aktori më i mirë protagonist: Luan Ahmeti kulturore.
Vlera e këtij festivali shtohet, pasi emri i çmimeve të aktorit prestigjioz Aleko Prodani ia shton bukurinë dhe madhështinë këtij festivali. Disa vepra mund të ishin përzgjedhur edhe më mirë, por megjithatë si edicion i parë shkoi mrekullisht".

/GSH/BW/

Në trend Kultura

Më shumë
Nastradin Hoxha në kujtimet e Nasho Jorgaqit

Nastradin Hoxha në kujtimet e Nasho Jorgaqit

Kulture
VENDET E EGRA TË TOKËS

VENDET E EGRA TË TOKËS

Poezi
Izraeli po bie në humnerë

Izraeli po bie në humnerë

Kulture
O GRUA

O GRUA

Poezi
Si e ndërtoi bota Perëndimin?

Si e ndërtoi bota Perëndimin?

Kulture
Mosha ime

Mosha ime

Fjala+
Kalo në kategori