Nganjëherë shamponët dhe regjeneruesit thjeshtë nuk ndihmojnë, sepse floku juaj ka nevojë për trajtim të veçantë. Në këto raste, natyra ofron më të mirën
Maskat natyrale për flokë janë shumë të dobishme dhe kërkojnë vetëm pak kohë dhe angazhim. Gjithmonë janë më të sigurta dhe kushtojnë më pak.
Prandaj, së paku njëherë në javë, bëjani flokëve tuaj një trajtim të veçantë.
Ja disa nga to për të cilat me siguri mund të thoni që janë të efektshme dhe japin rezultate të mira.
Nëse flokët tuaja e kanë humbur shkëlqimin, janë bërë të ashpra dhe të thyeshme, atëherë mund të bëni trajtimin që ua rekomandojmë. Ju duhet vaj bajameje, ulliri, ricini dhe vaj prej trëndafilave. Përzieni nga dhjetë njësi (lugë të vogla) të vajit të bajames, ullirit dhe ricinusit, dhe vetëm një njësi vaj trëndafili.
Këtë përzierje vendoseni në flokë para se të flini, mos e lani por lëreni të veprojë gjatë natës. Mbi jastëk vendosni peshqir ose mbulojini flokët me ndonjë shall të pambuktë. Në mëngjes lani flokët me shampon neutral.
Ky trajtim mjafton të bëhet njëherë, mirëpo nëse mendoni se ia vlen të përsëritet sërish, atëherë lirshëm bëjeni. Të gjithë përbërësit janë natyrorë dhe nuk ju shkaktojnë dëm, por vetëm dobi.
Nëse i shtoni shamponit tuaj disa pika të vajit eterik ose jaseminit, do ta përforconi rrënjën e flokut dhe do të pengoni rënien e flokëve.
Nëse keni flokë me ngjyrë të çelë, shkëlqimin do ta ktheni nëse shamponit tuaj i shtoni vaj eterik të rozmarinës ose e lani me çaj të rozmarinës. (vajin eterik gjithmonë përdoreni në sasi maksimale deri në 24 pika në 1 dl të pjesës tjetër të përbërësit).
Flokët e errëta kërkojnë trajtim tjetër. Atyre do t’ua ktheni shkëlqimin me maskën e përgatitur nga dy të bardha të vesë dhe një lugë kafe të zezë. Përzieni mirë këtë kombinim dhe vendoseni në të gjithë gjatësinë e flokut. Lëreni të veprojë nga dhjetë minuta deri në gjysmë ore. Pas kësaj kohe flokët lani me shampon.
Nëse keni flokë ngjyrë gështenje, në vend të lëngut të mollës përdorni lëng boronice ose stafidhe të zezë.
Flokët do t’iforconi me këtë maskë: e verdhë e vesë, gjysmë luge të vogël rum dhe dy lugë vaj ulliri, përzieni dhe vendosni në flokë para se të flini. Lëreni këtë maskë të veprojë gjatë natës, dhe në mëngjes flokët lani me kamomil.
Në mënyrë natyrale mund edhe ta bëni ngjyrën e flokëve më të çelë nëse vendosni çaj të fortë kamomili ose lëng nga limoni i freskët, shkruan Shegaime. Efekti do të jetë edhe më i mirë nëse dilni në diell dhe lejoni që flokët t’ju thahen ngadalë. Kur të thahen krejtësisht, atëherë lani me ujë.
PËR TA RUAJTUR SHËNDETIN E FLOKËVE është me rëndësi që të konsumoni ushqimin e duhur. Sigurisht nuk keni ditur se për flokë të shëndosha është mirë të konsumoni sa më shumë ushqim, i cili përmban sasi të mjaftueshme të silicit (tërshëra, meli etj.).
Veç kësaj, është me rëndësi që të ruheni nga dielli shumë i fortë. Prandaj, para daljes në diell, siguroni një kapelë apo ndonjë lloj shalli, i cili do të pengojë veprimin e dëmshëm të rrezeve të forta mbi flokët tuaja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMegan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!
Fëmijëve të mos u jepet paracetamol pas vaksinimit?

Maskë me mjaltë, sodë buke dhe uthull molle për t’i larguar aknet

Si t’i vizatoni vetullat në vetëm disa hapa dhe ta zbukuroni gjithë fytyrën? Përpara jush është një udhëzues i qartë

Eliminon qimet e thinjura në afat rekord: Tri lugë në ditë rinojnë flokët!
Femrat e gjeneratës Z nuk duan të veshin sutjena: Lëvizja mbështetet nga Dua Lipa dhe Kendall Jenner

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës