Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë sot ka prezantuar Rezultatet e Vlerësimit Ndërkombëtar PISA 2015, për nxënësit e moshës 15 vjeçare. Po sot, OECD sot ka publikuar rezultatet për të gjitha shtetet pjesëmarrëse.
Në publikimin e PISA 2015, thuhet se “kosovarët janë nga atë që lexojnë më së paku në botë, thuajse nuk dinë asgjë për shkencën dhe janë matematicientë të dobët”.
Në këtë drejtim, MASHT përmes një komunikate thotë se e vlerëson pjesëmarrjen për herë të parë të Kosovës si shtet në një vlerësim kredibil ndërkombëtar, i cili shënon një moment të ri vlerësimi objektiv dhe krahasimi për sistemin tonë arsimor që nga paslufta deri në vitin 2015.
“Jemi të vetëdijshëm se duke qenë procesi i parë i tillë në Republikën e Kosovës i njëjti ka pas vështirësitë e vetëkuptueshme të të gjithë aktorëve pjesëmarrës, gjë që padyshim ka pas impakt edhe në nivelin e arritshmërisë së nxënësve tanë”, thuhet në komunikatën e MASHT.
Po sipas MASHT, PISA 2015 dëshmon se Kosova si vend i ri me sfida të shumta të ndërtimit institucional, mangësi infrastrukturore, kufizime financiare dhe resurseve tjera të domosdoshme përballet me cilësie të pamjaftueshme në fushën arsimore.
“Përkundër investimeve të shumta të drejtuara në sektorin e arsimit nga paslufta e në vazhdim, vlerësojmë se fokusi i shoqërisë, qeverisë dhe të gjitha institucioneve tona duhet të jetë me i madh për ngritjen e cilësisë dhe zhvillimin e arsimit në vendin tonë”, thuhet më tej në reagimin e MASHT.
Duke qenë të vetëdijshëm për cilësinë e pamjaftueshme dhe në funksion të avancimit të arsimit tonë në të gjitha nivelet e organizimit, MASHT thotë se tash e dy vite ka ndërmarrë një seri masash e veprimesh për arritjen e standardeve evropiane në arsim;
• tashmë është hartuar dhe po zbatohet Strategjia kombëtare e cilësisë 2016-2020, një dokument esencial për cilësi arsimore,
• është rishikuar Kurrikuli kombëtar dhe kurrikulat bazë dhe ka nis zbatimi i tyre ndërsa, procesi i shtrirjes fillon në të gjitha shkollat tona në vitin shkollor 2017/2018
• janë rishikuar për herë të parë tekstet shkollore për arsimin e detyrueshëm nga kl. 1-9
• është hartuar Plani Strategjik i Arsimit të Kosovës (PSAK) 2017-2021, i cili gjatë javës do të miratohet nga Qeveria
• është investuar në zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe avancimin e tyre në karrierë
• është plotësuar dhe përmirësuar infrastruktura ligjore përfshirë Ligjin e ri për Inspektoratin e Arsimit
• ka vijuar investimi në infrastrukturën shkollore dhe pajisjen e shkollave si dhe një varg masash e aktivitetesh tjera.
Me punën e bërë dhe masat e ndërmarra si dhe me përvojën e krijuar nga administrimin dhe organizimi i testit PISA 2015, MASHT shprehet i bindur se në testimin e vitit 2018, përkatësisht 2021, nxënësit tanë do të krahasohen jo vetëm me simoshatarët e tyre në rajon por edhe më shtete të zhvilluara e me traditë.
“MASHT është i bindur se me përkushtimin dhe punën e mësimdhënësve, drejtorëve te shkollave dhe udhëheqjeve komunale, mbështetjen e institucioneve të vendit, me ndihmën e komunitetit të prindërve dhe akterëve tjerë në fushën arsimore do të arrijmë që të rinjve tanë tu ofrojmë mësimdhënie cilësore çfarë meritojnë ata”, përfundohet në komunikatën e MASHT. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjithsej 827 sanksione për kundërvajtje komunikacioni gjatë ditës së djeshme

Limani: Komuna e Gostivarit ka filluar me realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët