Rezultatet e testit “Pisa 2015” ishin jo të kënaqshme për Kosovën. Renditja e Kosovës në vendet e fundit sa i përket cilësisë së arsimit ngjalli debate që arsimi ka nevojë për reformë.
Për të pasur mundësi që të përgatiten më shumë për testimin e ardhshëm Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), ka kërkuar që testimi të shtyhet për në vitin 2019.
Ministri Shyqyri Bytyqi, në një intervistë për Ekonomia Online ka sqaruar se kërkesa për shtyrjen e mbajtjes së testit është refuzuar.
“Unë kam bërë një kërkesë direkt në PISA që testi të shtyhet për vitin 2019 që të mos mbahet në vitin 2018, me idenë e vetme që të kemi hapësirë dhe mundësi të përgatiten më mirë për një vit, kemi marrë përgjigje negative dhe na kanë kërkuar ose të tërhiqemi nga testi për vitin 2018 deri në vitin 2021 ose nuk ka shtyrja për një vit dhe ne nuk kemi mundur të jemi të gatshëm të tërhiqemi”, tha ai.
Bytyqi theksoi se për të ndryshuar sistemin e arsimit dhe të kemi rezultat të kënaqshëm MAShT-i ka themeluar një komision të veçantë për përgatitjen e nxënëseve.
“Nga viti 2015 deri më tani është bërë një përpjekje, por jo ajo përpjekje e duhur që të merren masa konkrete që në testin e ardhshëm të rezultojë më mirë sesa që kemi qenë. Hapin e parë që kam bërë tani është formimi i një komisioni të ri për testin ‘Pisa’ që në fakt ka qenë një komision paraprak që për mua ka qenë inekzistent”.
Sipas Bytyqit komisioni do të mbajnë dy teste për të gjitha shkollat e vendit në mënyrë që nxënësit të familjarizohen me mënyrën e testimit.
“Komisioni ka marrë një përgjegjësi të madhe dhe ka një plan shumë dinamik deri në muajin prill ne planifikojmë t’i mbajmë dy teste nëpër shkolla të Kosovës, pra testi i parë provues do të mbahet në të gjitha shkollat e Kosovës, ky test do të ketë qëllim t’i familjarizojë nxënësit me testin ‘Pisa’, ta ngrit përgjegjësinë nëpër shkolla dhe në nivelin lokal, pra t’i kushtohet rëndësi të dihet sa i rëndësishëm është testi ‘Pisa’”.
“Testin e dytë provues planifikojmë të bëjmë vetëm me shkollat të cilat do të përzgjidhen nga ‘Pisa’ dhe ne do ta kemi informacionin se cilat do të jenë shkollat që do të përzgjidhen dikun kah fundi i shkurtit dhe do të kemi mundësi pastaj që testin e dytë ta bëjmë në shkolla të cilat do t’i nënshtrohen testit”, tha ai.
Sfidë me të cilën ballafaqohet arsimi në Kosovë është mungesa e shkollave të cilat zhvillojnë mësimin tërëditor, pohoi i pari i MAShT-it.
Ai tha se Kosova ka mungesë të shkollave për zhvillimin e mësimit tërë ditor. Sipas tij, 142 shkolla mungojnë për aplikimin e kësaj forme të mësimit dhe duhet mbi 300 milionë euro.
“Në territorin e Republikës së Kosovës mungojnë edhe 142 shkollë për të pas mundësi që të aplikohet mësimi tërë ditor në Kosovë, pra që të aplikohet dhe të kenë kushte në anekse përcjellëse që të ketë me të vërtetë mundësi që të realizohet një mësim tërë ditor sipas formës që aplikohet në shumë vende të tjera të Evropës apo edhe këtu në Kosovë në disa shkolla private. Për t’u realizuar kjo na duhet një buxhet i madh sepse nga analizat del që kostoja mund të shkojë mbi 300 milionë euro, pra që është një kosto jo e vogël dhe jo e lehtë të përballohet nga buxheti i Kosovës”, sqaroi ministri.
Sipas Bytyqit, viti 2018-2019 do të jetë vit i aplikimit të mësimit tërëditor vetëm në shkollat që kanë kushte për aplikimin e kësaj reforme.
“Ne do të kërkojmë që të aplikohet mësimi tërë ditor vetëm në shkolla të cilat i kanë kushtet për tu zhvilluar mësimi tërë ditor, por jo në shkollat të cilat nuk i plotësojnë kushtet për të zhvilluar mësimin tërë ditor. Pra komisioni i cili do të bëjë vlerësimin e shkollave dhe do të jep rekomandime për komunat se në cilat shkolla mund të zhvillohet mësimi tërëditor”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Mungesa e reshjeve të borës, Qendra e skijimit “Kodra e Diellit” mbyll sezonin turistik dimëror 2024-2025

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët