carovskaMinistrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska ka paralajmëruar se do bashkëpunoj me Ministrinë e Punëve të Brendshme për të zbuluar shitësit ilegal të librave digjital për klasën e katërt. Ajo tha se librat e shtypur digjital, që tashmë u janë dorëzuar shkollave sipas numrit të kërkuar paraprakisht, kanë të drejtë t’i marrin vetëm nxënësit që në shtëpitë e tyre nuk kanë qasje në energjinë elektrike. Çdo gjë tjetër është në kundërshtim me reformat e reja mësimore.
“Ato nuk mund të shiten, assesi. Byroja për zhvillimin e arsimit askujt nuk i ka lejuar të shtyp numër të caktuar librash. Ato janë paguar nga ana e ministrisë së Arsimit dhe u janë shpërndarë shkollave. Libra të shtypur kemi shpërndarë në të gjitha shkollat, 20 % nga tirazhi i përgjithshëm me qëllim që të sigurohet mundësi që nxënësit që nuk kanë qasje në energji elektrike të mund t’i marrin me vete. Por, edhe nëse janë të nevojshme në bibliotekat e shkollës, kanë një numër të caktuar të sasive të cilat mund të përdoren. Çdo prind i cili tenton që fëmijës së tij ti imponoj libër të shtypur e dëmton atë dhe nuk i bën mirë”, deklaroi Milla Carovska, ministre e Arsimit dhe Shkencës.
Ajo tha se Inspektorati i Arsimit po kryen kontrolle të rregullta në shkolla por, siç tha ajo, deri në këto momente nuk kanë hasur libra digjital të fotokopjuar ose origjinale që janë blerë nga nxënësit.
“Në klasa jo, Inspektorati shtetëror nëse sot është në teren, mundet që edhe sot ta konfirmojë një gjë të tillë. Me rëndësi është të paraqiten të gjitha këto sepse ne në Ministrinë e Punëve të Brendshme tashme kemi bërë disa paraqitje nga shkolla të caktuara. Kemi vepruar sepse kjo është mënyra e vetme për të korrigjuar abuzimet e tilla që mund të ndodhin në sistem.”- pohoi Milla Carovska, ministre e Arsimit dhe Shkencës.
Për shkak të mungesës së pajisjeve elektronike për mësimin digjital, shumë prindër kanë deklaruar se janë të detyruar t’i kopjojnë librat digjital. Kopjet bardh e zi kushtojnë 650 denarë ndërsa ato me ngjyra 1200 denarë./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në ‘Instagramin’ e grupit terrorist ‘Brigada e Veriut’

Mickoski: Komisioni Evropian duhet të dëgjojë dhe argumentet e qeverisë për rritjen e pagave, jo vetëm kërkesat e LSM-së

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua Festivali i Matematikës

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës