LAJMI I FUNDIT:

Masat kundër coronavirusit efikase në luftën kundër viruseve, vendet që e kanë ndalur edhe gripin sezonal

Masat kundër coronavirusit efikase në luftën kundër viruseve, vendet që e kanë ndalur edhe gripin sezonal

Se masat epidemiologjike siç është izolimi total janë efikase në luftën kundër virusit dhe të njëjtën kohë nga gripi, e ka treguar më së miri një hulumtim i të përditshmes angleze “The Economist”.

Grafiket tregojnë që për shembull në hemisferën jugore, pothuajse është ndalur i tërë gripi gjatë këtij viti, transmeton Telegrafi.

Vendet si Australia, Argjentina, Kili, Zelanda e Re dhe Republika e Afrikës së Jugut, kanë shënuar numër shumë të vogël të prekurve nga gripi sezonal.


Në Australi nga maji deri në gusht gjatë periudhës së vitit 2015 deri më 2019, mesatarisht rreth 86 mijë banorë janë prekur nga gripi, ku 130 prej tyre kanë ndërruar jetë nga shtatori i këtij viti.

Gjithashtu të dhënat tregojnë që nga 96.294 të testuarve në Australi, vetëm 946 kanë pasur gripin. E në Zelandën e Re, nga 159 mostra nuk është regjistruar as edhe një rast me grip sezonal.

Në këtë studim janë përdorur të dhënat e pacientëve të cilët nga janari e deri në prill janë testuar për grip dhe COVID-19Q.

Është dëshmuar se 43 për qind e rasteve me COVID-19 dhe grip kanë vdekur, krahasuar me 27 për qind të atyre që kanë rezultuar pozitiv në vetëm coronavirus.

Rastet që të njëjtën kohë janë sëmurë nga të dyja sëmundjet janë regjistruar edhe në Shtetet e Bashkuara.

Sipas këtij hulumtimi, arsyeja kryesore e “ndalesës” së gripit janë masat preventive të përhapjes së mëtejme të coronavirusit, e një prej tyre është karantina që është praktikuar në shumë vende të botës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
A mundet SHBA-ja t'ia

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Amerika
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Botë
Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Amerika
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kalo në kategori