LAJMI I FUNDIT:

Masat anti-COVID-19, policia në Mitrovicë shqipton 93 gjoba

Masat anti-COVID-19, policia në Mitrovicë shqipton 93 gjoba
Foto: Arkiv

Njësitet policore në kuadër të Drejtorisë Rajonale Mitrovicë-Jug, gjatë ditës së sotme kanë vijuar me zbatimin e masave kundërCOVID-19.

Zëdhënësi i policisë rajonale për Mitrovicën e Jugut Avni Zahiti ka konfirmuar për Telegrafin se sot në intervalin kohor 07:00–19:00, policia ka shqiptuar 93 gjoba.

“Njësitet policore në kuadër të  Drejtoriisë Rajonale  Mitrovicë-Jug, gjatë  ditës së sotme  kanë vijuar me zbatimin e masave kundër -Covid 19. Sot në intervalin kohor 07:00–19:00, policia ka shqiptuar 93 gjoba. Të gjitha këto në përputhje me vendimet e  institucioneve shtetërore për  parandalim të përhapjes së pandemisë”, është shprehur ai.


Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit, në nivel vendi janë konfirmuar 329 raste pozitive, pesë vdekje dhe 55 të shëruar. Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 149, Pejë 20, Drenas 19, Podujevë 17, Gjakovë 16, Lipjan 16, Mitrovicë 15 raste. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
​“Frika për humbje të votave”, partitë shmangin në fushatë një prej temave kryesore

​“Frika për humbje të votave”, partitë shmangin në fushatë një prej temave kryesore

Lajme
Demokracia në Veprim: Në prag të javës së fundit, dinamikë e shtuar e fushatës në terren dhe në rrjete sociale

Demokracia në Veprim: Në prag të javës së fundit, dinamikë e shtuar e fushatës në terren dhe në rrjete sociale

Lajme
Fillon ndërtimi i rrethrrotullimit në rrugën

Fillon ndërtimi i rrethrrotullimit në rrugën "C"

Kronika e Zezë
Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”

Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”

Lajme
Kalo në kategori