Vajza e cila pak vite më parë ka përfaqësuar Gjermaninë në Miss Bota tashmë nuk është beqare. Martina Ivezaj nga Mali i Zi por që jetonte në Gjermani është bërë nuse shqiptare, por në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ka lënë Gjermaninën për Leonin, djalin që shumë vite më parë i kishte vjedhur zemrën me një letër dashurie e që pas nëntë vitesh ritakimi rilindi edhe dashuria që e kurorëzuan me martesë. Në një intervistë mbi dasmën dhe gjithë ceremoninë dhe planet për të rikthyer në modelizëm flet vet Martina.
A besoni në dashurinë në shikim të parë?
Po.
Ju si jeni dashuruar me Leonin?
Me Leonin jam njoftuar në Mal të Zi në gusht të vitit 2007 kur ishim të dy si 17 vjeçarë, ai vizivonte nënën e tij për herë të parë në vendlindjen e prindërve sepse ai ishte lindur dhe rritur në Amerikë, sikur të rinjtë kishim simpati për njëri tjetrin dhe nuk kemi lënë koncert pa shkuar bashkë të dytë, kemi shkuar bashkë në lum për tu larë. Kur erdhi fundi i pushimit mua dhe familjes time më erdhi koha të kthehem në Gjermani, Leoni më shkroi një letër dashurie të cilën e kam ruajtur deri më sot. Nëntë vite kishin kaluar që nuk e kam pa Leonin, ai në Amerikë dhe unë në Gjermani, ne si familje pushimet i kalonim në Mal të Zi po Leoni nuk e vizitoi vendlindjen më. Në qershor të vitit 2016 unë bashkë me disa shoqe shkuam për pushime në Mal të Zi, pas nëntë vitesh takova përsëri Leonin dhe shpejtë rilindi dashuria duke biseduar për letrën e dashurisë, unë isha dashuria e tij e parë, brenda katër muajsh ai më vizitoi gjashtë herë në Gjermani dhe shpejtë vendosëm që të shpenzojmë jetën bashkë.
Pse zgjodhe një shqiptar ë , duke e parë që shumë femra të famshme shqiptare për burrë kanë zgjedhur nacionalitete tjera?
Sepse shqiptarët janë më të mirët, nuk dua të humbas identitetin, unë jam lind në Gjermani dhe e kam quajtur veten gjithmonë shqiptare, por më e rëndësishme është se zgjodha dashurinë e jetës time.
Jeni shpërngulur në SHBA vetëm për shkak të dashurisë duke lënë Gjermaninë, pse?
Vetëm për shkak të dashurisë. Kurrë nuk e kisha paramenduar të lëshoj Gjermaninë dikur para se të njoftohem me Leonin, sot për sot ndihem femra më e lumtur në botë krah tij.
Si shkoi gjithë ceremonia e martesës?
Si ëndërr, do të doja me e përsërit ditën e dasmës prap, i kishim flamurtarët kushërinën time me bashkëshortin e saj (Albina & Elvis Ramirez) të cilët punojnë në marinën amerikane e ishin të veshur me uniforma ushtarake dhe me flamurin shqiptarë, dasma ishte me tradita shqiptare ashtu si e kam dashur gjithmonë.
Sa të ftuar keni pasur në darsëm?
Kemi pasur afër 400 të ftuar.
Kush është përkujdesur në lokalin, muzikën, fustanin, make up etj?
Për lokalin janë përkujdësur prindërit dhe motrat e Leonit, lokali ishte “The Grandvieë” në Poughkeepsie, NY të Hudson River. Lokali dhe pamja ishin mrekulli. Muzikën e ka zbukuruar Aleksandër Gjelaj, fustanin e kisha nga Shkodra “Novias Wedding Dress” sepse fustanet më të bukura nusërie vijnë nga Shqipëria, make up dhe flokët i kam bërë vet sepse vetes i besoj më së shumti.
Po për kostumin e bashkëshortit?
Kostumi i Leonit ishte nga Calvin Klein.
Ke pasur dëshirë gjithmonë të bësh një ceremoni luksoze?
Sa për luksoye nuk ishte dëshira, por të kem ceremoni me më shumë njerëz të afërm dhe të dashur të kalojmë bashkë një natë të hareshme.
Ku po shijoni muajin e mjaltit?
Sepse kishim shumë miq, familje dhe shoqëri nga Europa këtu e kemi shijuar si muajin e mjaltit, do e shijojmë nga fundi i vitit me kismet në Bora Bora.
Po tash cka pas dasmës, do vazhdosh me modë dhe sfilata apo je fokusuar në ndonjë profesion tjetër?
Tani që kam marrë lejen e punës këtu më kanë pranuar dy Agjencione të modës në Florida, ashtu që do të vazhdoj të fokusohem në modelizëm, por edhe në një pasion tjetëe që është arti, vizatimi në vaj dhe pëlhurë.
Keni menduar për t’u bërë prindër apo kur të thotë Zoti?
Duam të bëhemi prindër por ende nuk e kemi vendosur…
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë