LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshje e bashkëpunimi Kosovë-Maqedoni

Marrëveshje e bashkëpunimi Kosovë-Maqedoni

Ministri i Shëndetësisë, Bujar Bukoshi dhe homologu i tij i Maqedonisë, Bujar Osmani, kanë nënshkruar në Prishtinë marrëveshjen e bashkëpunimit në lëmin e Shëndetësisë e Medicinës midis dy shteteve.

Dy ministrat vlerësuan se nënshkrimi i kësaj marrëveshje i hap rrugë intensifikimit të bashkëpunimit midis dy shteteve, duke pasuar parasysh se Kosova dhe Maqedonia kanë interesa të përbashkëta edhe në fushën e shëndetësisë.

Sipas kësaj marrëveshjeje, dy shtetet zotohen se do të bashkëpunojnë ngushtë në fushën e shëndetësisë, duke qenë se sfidat e këtij sektori janë pothuaj të njëjta, tha ministri Bukoshi.

I bindur se dy shtetet do ta respektojnë marrëveshjen, Bukoshi shprehu përkushtimin e MSH-së që të bashkëpunojë ngushtë, ndërsa përvoja, theksoi ai, tregon se të dy shtetet kanë shumë për të këmbyer në fushën e shëndetësisë dhe medicinës.


Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë, Bujar Osmani, tha se marrëveshja është shumë e rëndësishme dhe ajo vendos bazat për një bashkëpunim të qëndrueshëm në fushën e shëndetësisë.

Marrëveshja e nënshkruar i obligon dy ministritë që të bashkëpunojnë në shkëmbimin e informatave në lëmin e shëndetësisë, shkëmbimin e stafit mjekësor , kontaktet midis Fakulteteve të Mjekësisë, Odave të Mjekësisë dhe institucioneve të tjera shëndetësore, zhvillimin e projekteve të përbashkëta, shkëmbimin e ligjëruesve, format e bashkëpunimit në mjekësi të përgjithshme, farmaci, stomatologji, shkencat mjekësore etj. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Shëndetësi
Kalo në kategori