Ekspertët japonezë: Qarja një herë në javë është çelësi për një jetë pa stres
Nëse keni shikuar një film që me të vërtet ju ka bërë të qani ose jeni ndjerë të lumtur pastaj, atëherë e dini fuqinë e një sesioni të mirë të qarjes.
Tani duket se Japonia është vazhdimisht duke i inkurajuar fëmijët dhe fuqinë punëtore të gëzojnë përfitime të shëndetit mendor duke qarë, transmeton Telegrafi.
Ish- mësuesja e shkollës së mesme dhe e ashtuquajtura ‘namida sensei’ (mësuesi i lotëve) Hidefumi Yoshida ka qenë duke japë ligjërata në shkolla dhe kompani sa i përket rëndësisë së qarjes.
Ai ka treguar për ‘Japan Times’: “Akti i qarjes është më efektiv sesa qeshja apo fjetja në reduktimin e stresit. Nëse qani një herë në javë, ju mund ta jetoni një jetë pa stres”.
Në vitin 2014, Yoshida, bashkë me Hideho Aritan, profesor, dhe me disa tjerë, ishin mbledhur për ta rritur vetëdijesimin se si qarja mund të ndihmojë në reduktimin e stresit.
Japonia, si shumë shtete tjera, së fundmi ka filluar të ballafaqohet hapur me problemet e shëndetit mendor të cilat mund t’i përjetojnë disa individë.
Megjithëse Japonia njihet si një nga shtetet me përqindjen më të lartë të vetëvrasjeve në botën e zhvilluar, shifrat kanë rënë për 38% qysh prej vitit 2003, por ende mbesin të larta, ku mesatarisht rreth 21,300 raste të vetëvrasjeve raportohen brenda një viti.
Më shumë se 90% e atyre të cilët tentojnë të bëjnë vetëvrasje vuajnë nga depresioni. Sipas statistikave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, gjysma e të gjitha sëmundjeve mendore fillojnë në moshën 14 vjeçare, por shumica e rasteve nuk vërehen dhe nuk trajtohen.
Vetëvrasja është shkaktari i dytë më i zakonshëm i vdekjeve mes të rinjve të moshës 15 deri 29 vjet.
Vlen të ceket se në një studim me 30 shtete, shumica e pjesëmarrësve kishin raportuar se ndihen më mirë pasi qajnë, ku më shumë se 70% e psikologëve vazhdimisht u rekomandojnë klientëve të qajnë.
Trupi i prodhon tri lloje të lotëve: të refleksit, që i pastron acaruesit; lotët e vazhdueshëm, që i mbajnë sytë tonë të lagësht; dhe lotët emocional, për të cilët studimet thonë se sjellin përfitime shëndetësore.
Ka edhe dëshmi që thonë se qarja e ngadalëson frymëmarrjen, e cila ju ndihmon të relaksoheni dhe e stimulon prodhimin e endorfineve – hormone të cilat ju bëjnë të ndiheni mirë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj