Marrëveshja me Serbinë për energjinë, ZRRE-ja licencon “Elektroseverin” të operojë në veri

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) sot ia ka dhënë lejen për operim në veri të vendit kompanisë “Drustvo Elektrosever”.
Në mbledhjen e bordit të ZRRE-së u tha se operimi i kësaj kompanie vlen për Mitrovicën e Veriut, Leposaviqin, Zveçanin dhe Zubin Potokun për një periudhë pesëvjeçare.
Licencimi i “Elektroseverit”, u bë me pesë vota për dhe asnjë kundër, raporton Telegrafi.
Ymer Fejzullahu, kryesues i Bordit të ZRRE-së bëri të ditur se kjo licencë ka të bëjë me furnizimin e konsumatorëve me çmime të parregulluara.
“Dua të precizoj komunat në veri të Kosovës, siç janë Mitrovica Veriore, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potoku janë territori që mbulon kjo kompani. Ky proces ka qenë i stërzgjatur. Kjo licence ka të bëjë me furnizimin e konsumatorëve për katër komuna me çmime të parregulluara. Konsumatorët e këtyre katër komunave do të furnizohen me çmimet që ofron ky furnizues. Mirëpo, duhet me ri theksu që tarifat e shfrytëzimit të rrjetit të transmisionit dhe të tregut, tarifat e shfrytëzimit të distribucionit, tarifat e furnizuesit me shërbim të obligimit universal dhe tarifat për furnizuesin e mundësisë së fundit, do të jenë obligative dhe do të implementohen në gjithë territorin e Kosovës. Ndërsa konsumatorët e këtyre katër komunave kanë të drejtë të furnizohen me energji elektrike me çmime të parregulluara nga furnizuesi Elektrosever”, ka thënë ai.
Ndryshe, Kosova dhe Serbia me ndërmjetësimin e Brukselit kanë arritur të nënshkruajnë të martën Marrëveshjen për Energjinë.
Marrëveshja parashihte që ZRRE-ja t’i lëshojë licencën për furnizim Elektroseverit.
Pas kësaj, Elektroseveri do t’i ofrojë KEDS-it dhe KOSTT-it të dhënat më të fundit të disponueshme për konsumatorët, përmes BE-së.
“ZRRE-ja do t’i lëshojë licencën për furnizim Elektroseverit. ZRRE-ja do të sigurojë zbatueshmërinë me kushtet e përcaktuara me licencën e furnizimit, në përputhje me kornizën ligjore dhe rregullative të Kosovës”, thuhet në pikën e parë të Udhërrëfyesit.
“Brenda shtatë ditëve nga lëshimi i licencës për furnizim, Elektrosever do t’i ofrojë KEDS-it dhe KOSTT-it të dhënat më të fundit të disponueshme për konsumatorët, përmes BE-së”, theksohet në pikën e radhës.
Kosova ishte pajtuar paraprakisht që t’i japë Elektroseverit leje për të operuar në veri të vendit. Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai serb Petar Petkoviq e nënshkruan të martën Udhërrëfyesin për zbatim e marrëveshjeve të viteve 2013 dhe 2015 për energjinë.
Kjo kompani është e regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë që në nëntor të vitit 2018. Pronare e saj rezulton të jetë shteti serb.
Nga të dhënat e ARBK-së, kompania publike serbe për prodhimin, furnizimin dhe tregtimin e energjisë elektrike JP Elektroprivreda Srbije, posedon 100 për qind të aksioneve të Drustvo Elektrosever, ku Boban Novakoviq është i regjistruar si drejtor i kësaj kompanie, që si aktivitet primar e ka tregtinë e energjisë elektrike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania Kosovare ZiuuRugs

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker