LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja që përfitojnë 100 punëkërkues

Marrëveshja që përfitojnë 100 punëkërkues

Është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit në mes Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Organizatës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ ku për qëllim ka mbështetjen e punësimit të të rinjve.

Kjo marrëveshje u nënshkrua nga ministri i MPMS-së, Arban Abrashi dhe Drejtori i GIZ për Kosovë, James Macbeth me sloganin “Bëhu edhe ti pjesë e programit të Praktikës në Punë “ ku përmes praktikës në punë do të arrihet të ju mundësohet të rinjve t’i shkëmbejnë përvojat punuese në kompani të ndryshme ku edhe rritja e shanseve për punësim do të jetë më e madhe.

Ministri Abrashi fillimisht falënderoi GIZ-in për bashkëpunimin e sinqertë dhe profesional që kishin gjatë hartimit të këtij projekti dhe informoj të pranishmit se projekti në fjalë, siç e quajti ai pilot-projekt, do të filloj me angazhimin e 100 punëkërkuesve aktiv që janë të regjistruar në zyrat e punësimit, të cilët do të angazhohen në punë praktike nëpër biznese të ndryshme duke filluar kështu me tri komuna, atë të Gjakovës, Ferizajt dhe Vushtrrisë.


“Kjo është një kulturë e punës që ne po e instalojmë përmes kësaj metode sepse ata që kanë kryer shkollim në teori do të kenë mundësin që atë ta bëjnë në praktikë dhe këto tri komuna do të jenë vetëm testi i parë se si do të vazhdoj ky projekt dhe ne mendojmë se ky numër do të masivizohet në vazhdimësi”, ka shtuar Abrashi

Përgjegjësitë e palëve rreth kompensimit të pagës së këtyre të rinjve do të bëhet në mënyrë proporcinale në mes MPMS-GIZ dhe biznesit që ofron vende pune.

Ndërsa Macbeth nga GIZ u shpreh se është ndarë i lumtur që i është dhënë mundësia t’i ndihmon Kosovës në punësimin e të rinjve dhe duke i bërë kështu një falënderim të veçantë ministrit Abrashi për bashkëpunimin dhe korrektësinë që kanë treguar në punë.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshje ishte edhe përfaqësuesja e Ambasadës Gjermane, Henriette Koetter e cila e përshëndeti këtë iniciativa pozitive. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori