Marrëveshja për Qeverinë e re të RMV-së shumë afër, javën tjetër konstituohet Kuvendi
![Marrëveshja për Qeverinë e re të RMV-së shumë afër, javën tjetër konstituohet Kuvendi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/03/qeveria-mk-logo-780x439.png)
Bisedimet për formimin e qeverisë së re janë ende në vazhdim. Bëhet e ditur se së shpejti mund të publikohet marrëveshja përfundimtare qeveritare.
Mediat tashmë po publikojnë informacione jozyrtare për ndarjen e resoreve dhe për kryetarin e ri të mundshëm të Kuvendit, ku të martën më 28 maj është caktuar seanca konstituive e përbërjes së re parlamentare.
Në përbërjen e re parlamentare, koalicioni “Maqedonia juaj” i OBRM-PDUKM-së ka 58 deputetë, koalicioni “Për një të ardhme evropiane” të udhëhequr nga LSDM do të ketë 18 deputetë, koalicioni i Frontit Evropian i udhëhequr nga BDI do të ketë 18 deputetë, koalicioni VLEN do të ketë 14, dhe “E Majta” dhe ZNAM nga gjashtë deputetë.
Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së Timço Mucunski, i cili është pjesë e grupit punues të OBRM-PDUKM-së për negociatat për qeverinë e re, mbrëmë ka njoftuar se palët janë afër marrëveshjes përfundimtare me VLEN-in, por nuk ka dhënë detaje.
Sipas tij, është e mundur të arrihet dhe po punohet që të kemi një shumicë prej dy të tretash për temat kyçe.
Mediat raportojnë se pakoja ekzekutive e koalicionit VLEN përfshinë kryetarin e Kuvendit, zëvendëskryeministrin e parë, gjashtë ministri, shtatë zëvendësministra dhe rreth 400 drejtori. Sipas burimeve nga grupet e bisedimeve Afrim Gashi është paraparë në krye të ligjvënësit.
Zëvendëskryeministër i parë do të jetë Izet Mexhiti, ndërsa ministria e Eurointegrimeve apo zëvendëskryeministri për Eurointegrime do t’i takon Alternativës. Ky subjekt do të ketë edhe dy zëvendësministra atë të Arsimit dhe të Ministrisë për marrëdhënie mes bashkësive etnike. Në kuadër të VLEN, Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit përveç zëvendëskryeministrit të parë do të ketë edhe Ministrinë e Ekologjisë dhe dy zëvendësministra edhe atë në MPB dhe Transport e lidhje.
Lëvizja Besa do të ketë dy ministri, atë të Ekonomisë dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. Partia e Bilall Kasamit i cili ka vendosur të mban mandatin e kreut të Tetovës do të kedhë zëvendësministër në Kulturë.
Aleanca për Shqiptarët, krahu i Arben Taravari do të ketë gjithashtu dy ministri. Ministria e Shëndetësisë dhe një ministri pa resor. Krahu i Taravarit do të ketë edhe zëvendësministër në Mbrojtje dhe Bujqësi. Arben Taravari nuk përjashtoi mundësinë që ai vet të udhëheqë me Shëndetësinë, por tha se akoma nuk është definitive. Në 24 deri 48 orët e ardhshme pritet zyrtarizimi i marrëveshjes VLEN me OBRM-PDUKM-në.
“Aleanca do të ketë dy ministri, një zëvendëskryeministër për qeverisje të mirë dhe transparencë dhe ministrin e shëndetësisë dhe dy zëvendësministra, si dhe dy sekretar shtetëror, gjegjësisht zëvendësministër për mbrojtje dhe zëvendësministër për bujqësi. Sekretar shtetëror në shëndetësi dhe një tjetër që tani nuk më kujtohet…Nuk përjashtohet mundësia, por nuk është definitive”, deklaroi Arben Tarvari, VLEN.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/453192799_1037478357745891_3902243519874221890_n-380x233.jpg)
Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike
![Kërcënimet ndaj deputetëve, BDI: Rasti të hetohet dhe duhet të dënohet nga të gjithë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/05/BDI-1-380x233.jpg)
Kërcënimet ndaj deputetëve, BDI: Rasti të hetohet dhe duhet të dënohet nga të gjithë
![Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë – çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Sheshi-1-380x233.jpg)
Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë – çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?
![Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/aak1-380x233.jpg)
Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK
![Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/covid-19-vaccine-380x233.jpg)
Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
![Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/plazhe-380x233.jpg)
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota
![Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/452978180_791750126498581_6649007181105597986_n-380x233.jpg)
Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi
![Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/w3tw-380x233.png)
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe
![Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/gfk-380x233.jpg)
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/w3tw-380x233.png)
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe
![Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-26-234938-380x233.png)
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët
![Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_3-80-380x233.jpg)
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_19-27-380x233.png)
"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror
![E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-26-222432-380x233.png)
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas
![E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/bi-99999999999999-380x233.jpg)
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë