LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja për Liqenin që nga koha e Enver Hoxhës e Titos, ekspertët: Na duhet marrëveshje e re

Marrëveshja për Liqenin që nga koha e Enver Hoxhës e Titos, ekspertët: Na duhet marrëveshje e re

Marrëveshja e vjetër 66-vjeçare mes Maqedonisë dhe Shqipërisë rregullon ende shkarkimin e ujit nga liqeni i Ohrit në Drinin e Zi.

Ekspertët vlerësojnë se dy vendet duhet të rishikojnë urgjentisht këtë dokument për shkak të ndryshimit të kushteve ekonomike, mjedisore, politike dhe sociale.

“Kemi marrë disa hapa në lidhje me sigurimin e një takimi fillestar, për të nisur komunikimin mes kompanisë sonë që prodhon hidroenergji me ujërat e liqenit të Ohrit përmes Drinit me kompaninë shqiptare KESH për të nisur shkëmbimin e informacionit, të dhëna të sakta dhe modele për përdorimin e ujit”, tha Dejan Panovski – ekspert.


Duhet të ndryshohet edhe Marrëveshja dypalëshe për mbrojtjen e liqenit të Ohrit e nënshkruar 20 vjet më parë.

“Kemi 70 vite që luajmë me nivelin e liqenit. Është diçka që po ndodh dhe që ndoshta do të vazhdojë të ndodhë, por duhet të rregullohet me sistem të qëndrueshëm ku nuk do të cenohet llojllojshmëria dhe të gjithë elementet e tjerë që e mbajnë liqenin e Ohrit në nivelin aktual”vazhdoi tutje Dejan Panovski – ekspert.

Nga ana tjetër, ambientalistët thonë se kërcënim i madh është derdhja e ujërave të zeza nga zonat e banuara në liqen.

“Shkarkimi i ujërave të zeza të patrajtuara çon në ndotjen e liqenit të Ohrit, megjithëse sistemi kolektor është rehabilituar në vitet e fundit, megjithatë, në 20 vitet e fundit janë ndarë mjete minimale për mbrojtjen e ekosistemit më të çmuar në Maqedoni”, u shpreh Gjoko Zoroski- ambientalist.

Prania e fosforit duhet të reduktohet me 50 për qind në vitet në vijim. Përndryshe, nën ndikimin e ndryshimeve klimatike, riprodhimi i algave, do të përshpejtohet. Kjo do të ulë cilësinë e ujit. Një problem shtesë që Maqedonia dhe Shqipëria duhet të zgjidhin së bashku me marrëveshje të re është urbanizimi masiv i bregut. / Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori