Marrëveshja e arritur në Uashington, të cilën Kosova dhe Serbia e nënshkruan në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në kontekstin juridik cilësohet si marrëveshje me natyrë hibride apo në kuadër të saj si zotime, që janë akte të njëanshme juridike, thonë ekspertë të çështjeve juridike ndërkombëtare. Sipas tyre, zotimi i njëanshëm është formë e marrjes së detyrimeve në planin ndërkombëtar.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 4 shtator, në Shtëpinë e Bardhë, në prani të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, kanë nënshkruar marrëveshje për normalizimin ekonomik, që ka 16 pika. Të dyja palët nuk i kanë hedhur nënshkrimet në dokumentin e njëjtë, por secila veç e veç i kanë nënshkruar zotimet e tyre.
Njëkohësisht, presidenti Trump ka nënshkruar një letër përmes të cilës ai i ka përgëzuar palët për guximin lidhur me arritjen e përparimit për normalizimin mes Kosovës dhe Serbisë. Ai i quajti këto negociata si përparim diplomatik historik, duke shtuar se normalizimi ekonomik i arritur në Shtëpinë e Bardhë, është çelësi për paqen dhe stabilitetin afatgjatë në Ballkan.
Hasani: SHBA-ja garantuese e zbatimit të marrëveshjes
Enver Hasani, profesor i të Drejtës Ndërkombëtare dhe i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, në Universitetin e Prishtinës, thotë se dokumenti i nënshkruar nga pala e Kosovës në Uashington, është akt juridik i detyrueshëm për palët.
Sipas tij, zotim i njëanshëm i secilës palë, Serbisë dhe Kosovës, është kundrejt shtetit amerikan.
“Detyrimi, kur merret njëanshëm, siç është marrë prej Serbisë dhe prej Kosovës, në esencë është njëjtë sikurse te marrëveshja. Nuk asnjë dallim. Është çështje e teknikës juridike dhe nuk është çështje që e prekë substancën e detyrimit. Pra, detyrimet mbesin juridikisht të vlefshme”, theksoi Hasani.
Në rastin konkret, sipas profesor Hasanit, të dyja palët janë zotuar kundrejt SHBA-së për realizimin e disa veprimeve dhe detyrave, që janë kryesisht zotime të natyrës ekonomike, por edhe të natyrës politike, të sigurisë, sikurse çështja e luftimit të terrorizmit, raporti i Kosovës ndaj Lindjes së Mesme, raporti i Kosovës ndaj iniciativave rajonale, që tashmë cilësohet si ‘Mini-Schengen” dhe të tjera.
Siç thotë profesor Hasani, pavarësisht që bëhet fjalë për zotime të njëanshme, asnjëra palë nuk mund t’i ikë zbatimit të akteve juridike. Për më shumë, sipas tij, për zbatimin e këtyre zotimeve tashmë është paraparë përfshirja e kompanive amerikane, që do të angazhohen në çështjet ekonomike të marrëveshjes, si dhe për investime të jashtme. Kjo, sipas tij, nënkupton që vetë SHBA-ja është përfshirë në, siç e quan ai, “lojën, me të cilën askush nuk mund të tallet”.
“Nuk mund t’i ikin, sepse detyrimet secila palë i ka marrë me vullnet, kundrejt SHBA-së dhe njëra-tjetrës. SHBA-ja është garantues i zbatimeve. Me kërkesën e shprehur të palëve, SHBA-ja është garantuese e zotimit”, tha Hasani.
Marrëveshja e Uashingtonit nuk i nënshtrohet ratifikimit parlamentar
Profesor Hasani theksoi që dokumenti i nënshkruar në Uashington nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, nuk ka nevojë të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës, për shkak se në pjesën më të madhe nuk përmban norma vetekzekutuese.
Për zbatimin e disa prej pikave të marrëveshjes, sipas tij “mund të ketë nevojë për akte juridike, të cilat mund të jenë ligje të brendshme të Kosovës, mund të jenë marrëveshje të reja ndërkombëtare bilaterale, trelaterale ose multilaterale”.
Edhe Visar Morina, profesor i të Drejtës Kushtetuese në Universitetin e Prishtinës, vlerëson se marrë parasysh mënyrën se si janë formuluar pikat e marrëveshjes, pra, “në formë të zotimeve dhe përkushtimeve, si dhe strukturimit formal të tyre në dokument”, ato nuk mund të ratifikohen në atë mënyrë nga kuvendi.
Morina thotë që Kushtetuta e Kosovës përcakton “ratifikim të detyrueshëm parlamentar vetëm nëse çështjet kanë të bëjnë me territorin, paqen, aleancat, çështjet politike dhe ushtarake, të drejtat dhe liritë themelore, anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare; si dhe marrjen përsipër të detyrimeve financiare nga ana e Kosovës”.
“Për mendimin tim, këto zotime politike të firmosura në dokumentin disa pikësh do të kenë nevojë të operacionalizohen më tej në formë të marrëveshjeve të veçanta bilaterale, për të rregulluar dhe specifikuar më tej detyrimet e palëve shtetërore lidhur me, për shembull, operacionalizimin e Pikës së përbashkët kufitare në Merdare apo njohjen reciproke të diplomave dhe certifikatave profesionale. Vetëm pastaj, ato i nënshtrohen procedurave të ratifikimit parlamentar apo presidencial, në rastet kur janë të zbatueshme”, tha Morina.
Marrëveshja e 4 shtatorit parasheh bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve. Palët janë zotuar se do të zbatojnë një sërë marrëveshjesh të arritura tashmë, siç është ajo për autostradën mes Kosovës dhe Serbisë, ajo për hekurudhat dhe për linjën ajrore.
Po ashtu, aty parashihet që Kosova dhe Serbia të përshpejtojnë përpjekjet për të lokalizuar dhe identifikuar mbetjet e personave të pagjetur.
Në bazë të marrëveshjes, Kosova dhe Serbia do t’i bashkohen “zonës së Mini-Schengenit”, që është krijuar më 2019 dhe ku tashmë marrin pjesë, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Kosova, sipas marrëveshjes, po ashtu është pajtuar që brenda një viti të mos kërkojë anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Serbia, në anën tjetër, është pajtuar po ashtu që brenda një viti të ndalë fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës.
Në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar nga Hoti, Kosova dhe Izraeli e janë pajtuar ta njohin njëri-tjetrin. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Ministria e Mbrojtjes: Letra dërguar KFOR-it është një sqarim, jo rizotim për angazhimin e FSK-së në veri
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025