LAJMI I FUNDIT:

“Marrëveshja e Prespës edhe më tej mbështetet nga Bashkimi Evropian”

“Marrëveshja e Prespës edhe më tej mbështetet nga Bashkimi Evropian”

Përfaqësuesja e lartë për Punë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, të hënën do t’i informojë vendet anëtare të Unionit për gjendjen në Maqedoni dhe rezultatin prej referendumit konsultativ të 30 shtatorit.

Përveç për Maqedoninë, Mogherini do të informojë edhe për rezultatin e zgjedhjeve në Bosnjë e Hercegovinë.

Mesazhi i përfaqësueses së lartë është se BE-ja edhe më tej qëndron pas marrëveshjes së dakorduar midis Maqedonisë dhe Greqisë për emrin, thonë burime të larta diplomatike në Këshillin e BE-së.


Për Maqedoninë si vend kandidat për anëtarësim në procesin e zgjerimit zakonisht diskutohet në përbërjen e Këshillit për punë të përgjithshme. Edhe pse nuk dramatizohet gjendja, vënia e dosjes së Maqedonisë në tryezën e ministrave në përbërjen e Këshillit të Punëve të Jashtme si edhe brifingu për Maqedoninë në komitetin politik dhe të sigurisë së BE-së që u mbajt ditëve të kaluara, është burim për brengosje te disa diplomatë të caktuar në Bruksel të cilët i ndjekin gjendjet në Maqedoni.

“Maqedonia nuk është formalisht në agjendën e Këshillit të Punëve të Jashtme, siç sqaron zëdhënësi i BE-së, Mogerini do të informojë për gjendjet”, thonë nga Këshilli i BE-së.

Sa i takon komitetit politik dhe të sigurisë, zëdhënësi për MIA-n sqaron se është folur për brifing pas referendumit të 30 shtatorit.

“BE në tërësi qëndron pas Marrëveshjes së Prespës”, thonë nga Këshilli dhe shtojnë se Brukseli është në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë aktorët e involvuar në procesin në Maqedoni.

Një burim i lartë diplomatik në Këshill për AIM shton se nuk dëshiron ta përdorë fjalën “presion” kur bëhet fjalë për këto kontakte.

“Nuk do të ishte përkatëse për një aktor të jashtëm të bëjë presion ndaj aktorëve politik apo të tjerë dhe sigurisht jo ndaj votuesve. Thamë se e përshëndesim marrëveshjen e dakorduar midis Greqisë dhe Maqedonisë dhe i respektojmë proceset demokratike në vend”, deklaroi diplomati për AIM.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori