LAJMI I FUNDIT:

Marinsat gjermanë kontrolluan një anije turke në Mesdhe, Ankaraja dënoi operacionin

Marinsat gjermanë kontrolluan një anije turke në Mesdhe, Ankaraja dënoi operacionin

Turqia ka dënuar një operacion kërkimi të kryer nga marinsat gjermane në anijen e saj të mallrave në Mesdhe, si pjesë e një misioni më të gjerë të Bashkimit Evropian për të zbatuar një embargo armësh të vendosur mbi Libinë.

“Ne protestojmë kundër këtij veprimi, i cili u krye pa autoritet dhe me përdorimin e forcës”, shkruan në reagimin e Ministrisë së Jashtme, transmeton Telegrafi.

Marinsat gjermanë hipën në një anije mallrash rreth 20 kilometra në veri të Bengazit të dielën për të kontrolluar ngarkesën e saj, por ndaluan operacionin pasi Turqia, nën flamurin e së cilës lundron anija, vuri veton e kërkimit.


Turqia thirri ambasadorët e Bashkimit Evropian, Italisë dhe Gjermanisë në Ankara dhe u dërgoi një notë diplomatike atyre vendeve në lidhje me një përpjekje për të kontrolluar anijen, e cila sipas saj, shkelte ligjin ndërkombëtar.

Ministria e Jashtme turke e përshkroi veprimin si “trajtim hipokrit dhe të paligjshëm” të anijeve të ngarkesave turke për Libinë, duke theksuar se “nuk ishte i pranueshëm në asnjë rrethanë”. Ministria deklaroi se kapiteni i anijes, Rosaline A bashkëpunoi dhe dha informacion në lidhje me ngarkesën që po transportonte, dhe pretendohej se ishte një dërgesë ngjyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Evropa
Kalo në kategori