LAJMI I FUNDIT:

Maradona në shishe

Maradona në shishe

Futbollistit të famshëm, Maradona, nuk mund t’i bëjnë keq as skandalet më të mëdha të botës.

Përkundër varshmërisë nga droga dhe telasheve të shumta me media, Maradona në vendlindjen e tij, Argjentinë, ka arritur famën e një hyji – ndërsa në Meksikë është bërë brend i një birre.

Birrën me emrin Marada e ka zbuluar sipërmarrësi meksikan, Guadalajare Roberto de Alba.

Birra është patentuar në Meksikë, ndërsa emrin e mban në kujtim të futbollistit të famshëm, tash trajnerit të Argjentinës, Diego Armando Maradona. /Telegrafi/