LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia e Veriut renditet më mirë në rajon për lirinë e mediave

Maqedonia e Veriut renditet më mirë në rajon për lirinë e mediave

Me një kërcim pozitiv prej 19 vendeve krahasuar me vitin 2022, Maqedonia e Veriut renditet e 38-ta nga gjithsej 180 vende në botë sipas Indeksit Global të Lirisë së Medias të “Reporterëve pa kufij”. Kjo e bën RMV-në vendin më të mirë të renditur në rajon për sa i përket lirisë së medias në vitin 2023.

Përveç renditjes më të mirë, Maqedonia e Veriut, pas Malit të Zi, ka përparimin më të mirë në këtë fushë në raport me vendet e Ballkanit Perëndimor, krahasuar me renditjen e vitit të kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Renditja e vendeve sipas lirisë së medias në vitin 2023 tregon se Maqedonia e Veriut duke zënë vendin e 38-të nga gjithsej 180, është lider për sa i përket lirisë së mediave në raport me vendet e Ballkanit.


Një vend më poshtë, pra në vendin e 39-të, është Mali i Zi me një kërcim pozitiv prej 24 pozitash krahasuar me vitin e kaluar. Kroacia është pozicionuar në vendin e 42-të dhe Sllovenia zë vendin e 50-të sipas indeksit të lirisë së medias 2023.

Liria e shtypit – Kosova zë vendin e 56-të, Reporterët pa Kufij përmendin sulmet e gazetarëve në veri
Lexo po ashtu Liria e shtypit – Kosova zë vendin e 56-të, Reporterët pa Kufij përmendin sulmet e gazetarëve në veri

Për sa i përket lirisë së mediave në krahasim me RMV-në, më poshtë janë Kosova, e cila është në pozitën e 56-të dhe Bosnja dhe Hercegovina e cila zë vendin e 64-të. Sipas renditjes së vitit 2023, Bullgaria pozicionohet në vendin e 71-të, Serbia në vendin e 91-të dhe Shqipëria renditet pesë vende më poshtë në listë, pra në vendin e 96-të.

Renditja më e ulët mes vendeve të rajonit për sa i përket lirisë së medias në vitin 2023 është Greqia, e cila është në vendin e 107-të.

Më të mirat për lirinë e gazetarisë janë vendet skandinave – Norvegjia, Danimarka, Suedia, Finlanda, dhe e katërta është Irlanda, ndërsa më keq janë Turkmenistani, Irani, Vietnami, Kina dhe Koreja e Veriut./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori