Drejtuesit e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut presin që në qershor vendi të merr datën për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa paraprakisht premtojnë përmbushjen e reformave nga të cilat varet vendimi i Brukselit për procesin e mëtejmë integrues.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, të martën i është bashkangjitur zëvendësve të tij, Bujar Osmani e Radmilla Sheqerinskas, të cilët nga e hëna po qëndrojnë në selinë e BE-së, për të bindur, siç thonë, zyrtarët evropianë se Maqedonia e Veriut është në rrugë të mbarë të përmbushjes së reformave.
Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pavarësia e gjyqësorit dhe sundimi i së drejtës, reformat në administratën publike, në shërbimet e sigurisë, janë disa nga sferat më të ndjeshme, ku priten rezultate konkrete për shkak të ngecjeve që ka pasur lidhur me krizën politike viteve të fundit.
“Për mua është shumë me rëndësi që procesi të jetë transparent dhe të përcillet me vëmendje nga mediat, pasi vetëm kështu do të jetë nën vëmendjen dhe të opinionit. Jam i bindur se Bashkimi Evropian na ndjek për gjithë atë që jemi duke e bërë. Qëllimi ynë është që këtë që po e bëjmë të jetë për të mirën e popullatës që më në fund të kenë institucione profesionale, të jenë të barabartë para të gjitha institucioneve, të ketë sundim të së drejtës, të ketë monitorim të fuqishëm mbi punën e Qeverisë për gjithçka që po bën e kështu me radhë”, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev në një prononcim para mediave në Shkup.
Në këtë drejtim, Bujar Osmani udhëheqës i ekipit qeveritar për reforma, thotë se reformat nuk nënkuptojnë vetëm se miratimin e ligjeve, por edhe zbatimin e tyre në praktikë ndërsa për këtë do të jepen edhe shembuj konkret para Brukselit.
“Ne tani nuk do të vazhdojmë me reformat vetëm se me miratimin e ligjeve pa kontroll në zbatimin e tyre, por tani do të prezantojmë edhe shembuj konkret se si ka ndryshuar gjyqësori, administrata publike me emra konkret, me raste konkrete që duhet t’i prezantojmë para shteteve anëtare, që të bindim edhe Francën dhe Holandën që hezitojnë, por edhe vendet tjera anëtare të cilat duhet të arrijnë konsensus në qershor për të verifikuar datën e fillimit të bisedimeve”, ka deklaruar Osmani në një prezantim para mediave të punës së Qeverisë për zbatimin e reformave.
Ekspertët, ndërkohë, thonë se vendi është në rrugë të mirë të procesit të integrimit evropian, por kjo nuk do të mund të arrihet pa përmbushjen e reformave të cilat për momentin nuk po zhvillohen sipas dinamikës së paraparë.
“Është fakt se ne pak sikur kemi ngecur në zbatimin e reformave, që të kemi një sistem politik e shoqëror në përputhje me vlerat dhe standardet e Bashkimit Evropian. Duhet ende punë për të bërë në sferat më të ndjeshme që tashmë janë përmendur edhe nga zyrtarët evropianë. Por, gjithashtu më duhet të them se Qeveria është e përkushtuar dhe po punon në përmbushjen e kritereve për të arritur synimin kryesor. Besoj se edhe Brukseli është e interesuar që Maqedonia e Veriut të jetë pjesë e BE-së, për shkak të ndikimeve të jashtme para së gjithash atij rus, që po tenton të shtrijë ndikimin në rajon”, thotë profesori Temelko Ristevski, njohës i çështjeve të administratës publike dhe ligjërues i së Drejtës Kushtetuese.
Pas zgjidhjes së kontestit me Greqinë për emrin e shtetit, Maqedonia e Veriut, me ratifikimin e protokollit nga shtetet anëtare të NATO-së, mbyll çështjen e anëtarësimit në Aleancën Veri-Atlantike, pas çka të gjitha kapacitetet do t’i orientojë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ajo nga viti 2005 ka marr statusin e shtetit kandidat, por bisedimet për anëtarësim nuk ka arritur t’i nisë për shkak të kontestit të emrit dhe shumë krizave politike e të sigurisë që ka kaluar gjatë kësaj kohe./Rel/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Lumbardh Salihu: Të rinjtë janë e ardhmja, duhet t’u ofrojmë kushte më të mira në Kosovë
Kuvendi i RMV-së miratoi disa zgjidhje ligjore, për të cilat paraprakisht kishte përfunduar debati
Pjesëtaret e stafit të presidentes takohen me Kasanofin, flasin për dialogun strategjik Kosovë – SHBA
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë
Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta
Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!