Deri në fund të prillit, të gjithë pronarët e subjekteve juridike në Maqedoninë e Veriut duhet të japin të dhëna të sakta për biznesin e tyre, të dhëna të cilat duhet të futen në Regjistrin e posaçëm të pronarëve të vërtetë, i cili funksionon në kuadër të Regjistrit qendror të shtetit. Në të kundërtën, pronarëve do t’iu bllokohen transaksionet bankare.
Ky regjistër, me të dhëna të bizneseve, pritet që të ndihmojë autoritetet përkatëse shtetërore që luftojnë shpëlarjen e parave, veçanërisht përmes kompanive “offshore”, kompani të cilat themelohen në shtete që njihen si “parajsë tatimore”, për shkak të shkallës së ulët të tatimit dhe nuk ka obligime për publikimin e të dhënave se kush hap kompani të tilla, e as se cili është kapitali i tyre.
Bllazho Tendafillov, shef i Drejtorisë për kundërzbulim financiar, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thotë se tashmë në Regjistrin e posaçëm të pronarëve të vërtetë janë regjistruar 3.500 subjekte juridike. Ai thotë se kompanitë që nuk regjistrohen, do të përballen me sanksione.
Trendafillov thotë se përmes mekanizmave që ofron ky regjistër, mundësohet kontrolli i rrjedhjes së parave të siguruara në mënyrë të paligjshme. Ai shton se Regjistri i posaçëm i pronarëve të vërtetë, tregon se kush realisht përfiton mjete dhe kush fshihet pas kompanive që funksionojnë në Maqedoninë e Veriut.
“Me regjistrin, do të arrijmë që të ndjekim rrjedhjen e parave, tentimin për shpëlarjen e parave të fituara në mënyrë të paligjshme. Po ashtu, mundësohet transparencë si dhe do të dimë se kush qëndron pas firmave që gjithnjë fitojnë ndonjë tender. Pra, do të hetojmë nëse ka ndeshje interesash. Më tej, përmes këtij mekanizmi do të pamundësohet keqpërdorimi i kompanive ‘offshore’”, tha Trendafillov.
Ai thotë se Regjistri për pronarët e vërtetë po ashtu mundëson që të ketë një luftë më efikase ndaj financimit të terrorizmit. Sipas tij, deri në fund të vitet, pritet që të ketë edhe padi penale ndaj personave të ndryshëm, që do të iniciohen si pasojë e këtij mekanizmi.
Më shumë kompani “offshore” ishin themeluar nga ish-zyrtarët e lartë të shtetit, ndaj të cilëve, Prokuroria Speciale kishte ngritur akuza për “shpëlarje të parave” të më shumë se 10 milionë eurove që dyshohet se janë fituar në mënyrë të paligjshme.
Autoritetet qeveritare maqedonase ishin zotuar se të gjithë ata që kanë fituar para në mënyrë të kundërligjshme, do të detyrohen që t’i kthejnë ato.
Sllagjana Taseva nga organizata Transparency International në Maqedoninë e Veriut, thotë për Radion Evropa e Lirë, thotë se ka ende shumë punë, që ky mekanizëm të nisë së prodhuari efekte pozitive.
“Më duhet të theksoj se ende mbetet shumë e vështirë që të arrihet deri te të dhënat se kush janë pronarët e kompanive ‘offshore’ të cilat veprojnë këtu, pasi të njëjtat kompani janë të regjistruara edhe në vende të tjera dhe themeluesit mbeten të panjohur. Këtu e kemi gjigantin e metalurgjisë ‘Fe-Ni’, që këtu funksionon përmes kompanisë ‘Euronke’, por ne ende nuk e dimë se kush janë pronarët e vërtetë të kësaj kompanie. Mbetet të shihet se sa ky regjistër do të ofrojë informacione të tilla, që zbardhin çdo të dhënë edhe për kompanitë simotra që veprojnë këtu përmes kapitalit të kompanive të regjistruara jashtë vendit”, thotë Taseva.
Ndërkaq, ish-anëtari i Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit, Arif Musa shprehet skeptik se ky regjistër do të bëjë verifikimin e të dhënave që prezantojnë kompanitë.
Ai thotë se është e pakuptimtë që një mekanizëm i tillë të funksionojë në kuadër të Regjistrit qendror të shtetit.
“Me kërkesën që në këtë regjistër, kompanitë detyrohen se kush janë pronarët e vërtetë, kjo tregon se Regjistri qendror nuk ka pasur ide se kush qëndron pas subjekteve juridike ekzistuese”, thotë Arifi.
Autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë theksuar se Regjistri i posaçëm i pronarëve të vërtetë paraqet vegël për luftën globale kundër krimit financiare, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen gjashtë persona

Akuzat ndaj Veliaj, denoncimi i Berishës: Institucionet po djegin dokumentet

Mexhiti: Po harmonizohemi me direktivat e reja të BE-së për kontrollin e ndotjes industriale

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania