LAJMI I FUNDIT:

”Maqedonia duhet të vendos një sistem më efikas për mbrojtjen e refugjatëve” (Video)

”Maqedonia duhet të vendos një sistem më efikas për mbrojtjen e refugjatëve” (Video)

Numri i refugjatëve të Lindjes së mesme të cilët kalojnë nëpër Maqedoni për të shkuar drejt Evropës është zvogëluar, thuhet në raportin e vitit 2016 të UNHCR në bashkëpunim me Shoqatën e juristëve të rinj. Kryetari i kësaj shoqate Zoran Drankovski tha se Maqedonia duhet të vendos një sistem më efikas për mbrojtjen e refugjatëve, që në të ardhmen të jetë më e përgatitur për ndonjë valë të re të refugjatëve.

“Situata në Maqedoni nuk është alarmante nëse merren parasysh numrat se sa janë të vendosur në Qendrat e pranimit, por tani është koha e duhur që të vendosim një sistem efikas mbrojtës sepse nëse nuk arrijmë të bëjmë me persona që janë me numër të vogël atëherë nuk do të kishim pasur problem që shteti të përballet me numër më të madh në të ardhmen”, tha për TV21, Drankovski.

Drankovski gjithashtu tha se Refugjatët në Maqedoni që janë të vendosur nëpër Qendrat e pranimit përballen me probleme gjatë azil kërkimit, me që askush nuk u ofron ndihmë juridike në lidhje me procedurat që duhet të kalojnë këta persona.


Ndërsa Dejan Kladarin nga UNHCR-ja theksoi se rutat që përdorin emigrantët janë të rrezikshme.

“Për momentin nuk kemi shumë emigrant të cilët kalojnë në këtë vend, por ka ruta të cilët i përdorin emigrantët e të cilat janë shumë më të rrezikshme dhe në këtë mënyrë e eksponojnë veten në rrezik. Është e rëndësishme që fëmijët të cilët janë në këtë rutë të mbrohen”, tha ai.

Nga gjithsej 37 vizita nëpër qendrat e pranimit vitin e kaluar, Shoqata e juristëve ka këshilluar 68 persona për të drejtën për azil, kurse 164 nga kërkuesit për azil ka përfaqësuar gjatë procedurave.

Në konferencën me temë “Paraburgimi rreth emigrimit në Maqedoni” Shoqata e juristëve të rinj, përfaqësues nga UNHCR-ja biseduan për praktikat aktuale, legjislacionin e zbatueshëm dhe alternativat e mundshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori