Maqedoni: Shumica e qytetarëve besojnë se Qeveria nuk do të lëshojë pe para presionit nga Bullgaria

Shumica e qytetarëve në shtet besojnë se Qeveria nuk do të lëshojë pe para presionit nga Bullgaria fqinje. Gjithsej 54,7 për qind aspak apo deri diku nuk dakordohen me deklaratën se Qeveria do të dakordohet me gjithçka që kërkon Bullgaria, ndërsa pak më shumë se një e treta (37,4 për qind) thanë se tërësisht apo deri diku dakordohen me atë deklaratë.
Këto janë disa nga rezultatet nga anketa e fundit e Qendrës së Maqedonisë për bashkëpunim ndërkombëtar (QMBN) dhe Televizioni Tellma kushtuar relacioneve mes Maqedonisë së veriut dhe Bullgarisë, ndërkaq në vigjilje të negociatave me Bashkimin Evropian.
Dallime në përgjigje, siç kumtojnë nga QMBN, mund të shihen tek bashkësitë më të mëdha etnike, kështu që, 61,3 për qind e maqedonasve etnik, fare apo deri diku nuk dakordohen me atë deklaratë, ndërsa prej tyre, 44,8 për qind fare nuk dakordohen me këtë deklaratë, përderisa 56,6 për qind e shqiptarëve etnikë të anketuar thanë se plotësisht apo deri diku dakordohen me deklaratën.
Në pyetjen “Çka është më pak e pranueshme për ju në raport me Bullgarinë”, qytetarët më shpesh e zgjodhën përgjigjen “të gjitha janë të pranueshme”.
“Për pothuajse një të pestën e atyre të cilët vendosën të zgjedhin linjën e tyre të kuqe, më e papranueshme është njoha se Goce Dellçevi i takon Bullgarisë dhe historisë së saj. Më pas, 18,3 për qind e qytetarëve linjën e kuqe e vendosin në ekzistimin e kombit maqedonas edhe para vitit 1944, përderisa për 14,9 për qind është më e papranueshme të mos përdoret termi “gjuha maqedonase” në BE. Për 45 për qind e maqedonasve etnikë të gjitha deklaratat janë të papranueshme. Në vend të dytë është përkatësia e Goce Dellçevit që është më me rëndësi për 34 për qind të të anketuarve, e më pas është ekzistimi i kombit maqedonas që është linjë e kuqe për 25,3 për qind e qytetarëve maqedonas. Më së shumti shqiptarë etnikë (30,7 për qind), linjën e kuqe e vendosën në gjuhën maqedonase në BE, ndërsa menjëherë më pas vjen ekzistimi i kombit maqedonas (23,2 për qind)”, ceket në kumtesë.
Anketa përfshiu edhe disa çështje ekonomike. Siç cekën nga QMBN, janë të ndara mendimet e qytetarëve në pikëpamje të trajtimit të autoriteteve dhe institucioneve nacionale përmes viteve të zhvillimit të Korridoreve 8 (Bullgari-Shqipëri) dhe 10 (Serbi-Greqi).
“Gjithsej 44,2 për qind dakordohen se trajtimi ka qenë i drejtë dhe i njejtë, përderisa 42,4 për qind nuk dakordohen me atë. Shumica e të anketuarve (52,4 për qind) konsiderojnë se autoritetet dhe institucionet nacionale sillen drejtë dhe njejtë sillen ndaj ndërmarrjeve, bankave dhe nismave nga Bullgaria përballë fqinjëve të tjerë. Përkundër tyre, mbi një e treta përkatësisht 35 për qind nuk dakordohen me atë konstatim”, theksohet në kumtesë.
Për QMBN dhe televizionin Tellma, anketën e kreu M-prospekt. Anketimi i qytetarëve është bërë përmes anketës telefonike në periudhën prej 31 tetor deri më 5 nëntor 2020. Anketa është bërë në ekzemplar reprezentativ prej 1000 të anketuarve më të moshuar se 18 vjeç.
“Kjo është pjesa e parë e anketës. Pjesa e dytë do të publikohet gjatë javës së ardhshme. Hulumtimi është pjesë e projektit “Euro FOkus”, që e mbështeti projekti “Mbështetja nordike për përparimin e Maqedonisë së Veriut”, theksojnë nga QMBN.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Maqedoni, dje policia ka shqiptuar 682 gjoba për shkeljet në komunikacion

Abdixhiku në Kullën e Jasharajve: Epoka e UÇK-së dhe sakrificat e Jasharajve, janë fundamenti i shtetit të Kosovës

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Qeveria merr vendimin, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi