LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, nënshkruhen kontrata për 29 projekte zhvillimore në tetë rajonet planore me vlerë të përgjithshme mbi 422 milionë denarë

Maqedoni, nënshkruhen kontrata për 29 projekte zhvillimore në tetë rajonet planore me vlerë të përgjithshme mbi 422 milionë denarë

Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, së bashku me ministrin e Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov dhe drejtorin e Byrosë për Zhvillim Rajonal, Ramiz Rexhepi, morën pjesë sot në nënshkrimin e marrëveshjet për zbatimin e projekteve për zhvillimin e rajoneve planifikuese me fondet e parashikuara nga Programi për zhvillim të balancuar rajonal për vitin 2022.

Programi, siç njoftojnë nga qeveria, parasheh realizimin e 29 projekteve zhvillimore në tetë rajonet planore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në vlerë të përgjithshme prej mbi 422 milionë denarë.

Në prag të nënshkrimit të kontratave, Bytyqi tha se është i kënaqur që vendimi i Qeverisë për financimin e projekteve për zhvillimin e rajoneve planore për vitin 2022 është duke u finalizuar.


“Qëllimi është zhvillimi i vendit tonë dhe shpresoj që këto mjete që do të ndahen sot për çdo projekt individual, të shfrytëzohen maksimalisht, me përgjegjësi dhe me vetëdije”, tha Bytyqi.

Ai u uroi sukses bartësve të projektit dhe shprehu besimin se Byroja për Zhvillim Rajonal do të monitorojë në vazhdimësi procesin e realizimit të tyre.

Koncepti i zhvillimit të balancuar rajonal parashikon mbështetje të vazhdueshme financiare nga shteti dhe një shkallë të lartë të koordinimit ndërmjet ministrive, donatorëve dhe palëve të interesuara në nivel rajonal dhe lokal./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë

Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel

I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel

Drejtësi
Kalo në kategori