LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Mbi 50% e qytetarëve nuk u besojnë gjkyatave dhe prokurorisë

Maqedoni: Mbi 50% e qytetarëve nuk u besojnë gjkyatave dhe prokurorisë
Prokuroria Themelore Publike në Shkup, Maqedonia e Veriut/ Foto: Telegrafi

Mbi 70% e qytetarëve ankohen se shpenzimet e proceseve gjyqësore janë tepër të larta, të papranueshme. Ndërsa, për shkak të dyshimeve për korrupsion, ndikim politik dhe prolongim të proceseve gjyqësore, rreth 54% e qytetarëve nuk besojnë në gjyqësor, kurse 51% nuk kanë besim në prokurori. Këto jenë rezultatet e projektit “Drejtësia e Partneritetit: Kthimi i besimit të qytetarëve”, të realizuar nga asociacioni “Zenit” dhe asociacioni për politikë evropiane “Epi”.

“Rreth 29% e qytetarëve kanë deklaruar se shpenzimet e proceseve gjyqësore u kanë kushtuar deri në 500 euro. Ndërsa rreth 27% kanë deklaruar se shpenzimet u kanë kushtuar mes 500-1000 euro. Kur i pyetëm se cilat janë shkaqet kryesore për atë që nuk kanë besim në gjyqësor, arsyeja kryesore, rreth 41% kanë theksuar se janë dyshimet për korrupsion në gjyqësor, arsyeja e dytë është dyshimi për për ndikimin e politikës dhe arsyeja e tretë është zgjatja e procedurave gjyqësore”, tha Aleksandar Nikollov, drejtor ekzekutiv nga asociacioni “Zenit”.

Megjithatë, kryetari i Këshillit Gjyqësor, Kiro Zdravev është i kënaqur me këtë përqindje, pasi sipas tij, besueshmëria e qytetarëve në gjyqësor për rreth 20% është rritur në krahasim me dy vitet e kaluara.


”Nëse e kemi parasysh se dy vite më herët anketat kanë treguar se 75% nga anketuesit nuk kanë besim tek gjyqësori, ndrësa vetëm 25% e anketuesve kanë besim në gjyqësor. Këto rezultatet në njëfarë mënyre na inkurajojnë që edhe më tej të vazhdojmë me punën tonë, në lidhje me përmirësimin e cilësisë, transparencës, efikasitetit, llogaridhënies dhe përgjegjësisë dhe kuptohet autonominë dhe pavarësinë e gjyqësorit”, tha Kiro Zdravev, kryetar i Këshillit Gjyqsor.

Arsyet e besueshmërisë së qytetarëve kryetari i Këshillit të prokurorëve Aco Kolevski, i ndan në objektive dhe subjektive. Si objektive ai përmend politizimin e shoqërisë dhe si subjektivë efikasitetin e prokurorëve. Ai në këtë pjesë përmend mungesën e kuadrit të nevojshëm në prokurori. I pyetur se a kanë prokurorët ndikim nga politika, Kolevski deklaroi se ndikimi politik tek ato bëhet përmes mekanizmave juridike, mirëpo shtypje të drejtpërdrejta nga politika, thotë se nuk ju ka rastisur të kenë.

“Shtypje të drejtpërdrejtë nuk kemi. Megjithatë ka mekanizma juridike, përmes të cilave politika mund të ndikoj. Ja për shembull, Këshilli përbëhet prej 11 anëtareve, nga ana e Kuvendit zgjidhjen 4 anëtar, faktikisht anëtar të jashtëm, që i propozojnë dhe zgjedhin deputetët dhe këtu mund të ketë ndikim të caktuar”, tha Aco Kolevski, kryetar i Këshillit të Prokurorëve.

Ndërkaq, Lazar Nanev nga Shoqata e Gjykatësve mendon se perceptimi negativ për besimin në sistemin gjyqësor krijohet nga pala e pakënaqur në procesin gjyqësor.

“Ka perceptimi të tillë për besimin parasegjithash nga kualiteti përmes të cilit i marrin vendimet sepse vendimi gjyqësor është produkt, që prodhohet sipas qytetarëve dhe duhet të keni parasysh se në procesin gjyqësor kemi dy palë. Pjesën më të madhe, pala e pakënaqur krijon perceptimi negative sa i përket besimit në sistemin gjyqësor”, tha Lazar Nanev, anëtar i Shoqatës së gjykatësve.

Të anketuar në këtë projekt kanë qenë qytetarë që kanë pasur përvoja me raste gjyqësorë, si dhe 41 gjykatës, 100 avokatë, 74 përfaqësues nga administrata gjyqësore. Projekti është financuar nga Bashkimi Evropian./Shenja/

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori