Blloku maqedonas i pushtetit dhe opozitës pajtohen se nevojiten bisedime në lidhje me ndryshimet eventuale në Kodin zgjedhor. OBRM-PDUKM-ja kërkon që pushteti të tregojë saktë se çfarë synon me këto ndryshime. Një ditë më parë u riaktualizua çështje e zbatimit të modelit me lista të hapura në zgjedhjet e ardhshme lokale.
“Kjo është pikënisje e mirë për bisedime dhe ndryshim të Kodit zgjedhor por duhet të theksojmë se nga LSDM-ja duhet të shprehen a është ky qëndrimi përfundimtar i tyre sepse një herë ishte diskutuar, ishte arritur në një përfundim dhe shumë herë ishte ndryshuar mendimi”, u shpreh Eli Panova, OBRM-PDUKM.
Opozita kërkon edhe ndryshime të tjera, si zbatimi i zgjedhjeve lokale në një rreth të vetëm zgjedhor, për të shmangur shpenzimet. Plani i pushtetit, nga ana tjetër, është që deri në prill të vitit të ardhshëm, gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, të miratohen ndryshimet në Kodin zgjedhor për lista të hapura të të kandidatëve për këshilltarë komunash.
“Listat e hapura në zgjedhjet lokale do të jenë test për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Por, duhet theksoj, listat e hapura nuk nënkuptojnë një njësi zgjedhore. Por, për këtë çështje duhet të bisedohet edhe më tej”, tha Bojan Mariçiq, ministër i Drejtësisë.
Nga BDI-ja për momentin nuk dhanë një qëndrim rreth kësaj çështje. Ndërkohë nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa thonë se këto janë ide postelektorale, por kur kjo duhej të bëhej, dy partitë e mëdha maqedonase, por edhe partia shqiptare në pushtet as që donin të dëgjojnë për këto propozime.
“Ne jemi gati që sot të votojmë për një ndryshim të këtillë të Kodit Zgjedhor, Natyrisht, në këtë kod nuk është ky ndryshimi i vetëm dhe ne kemi më shumë gjëra që kërkojmë të ndryshojnë, në mënyrë që vullneti i qytetarëve të shprehet në mënyrën më besnike”, thonë nga ASH – AAA.
Partitë në vazhdimësi deklarojnë se janë të interesuara për ndryshime në Kodin zgjedhor i cili sipas praktikës ndryshohet me konsensus. Dy iniciativat e ish deputetëve në përbërjen e kaluar parlamentare për lista të hapura në zgjedhjet lokale dhe për një njësi zgjedhore në zgjedhjet parlamentare nuk u miratuan kurrë për shkak të përplasjeve mes partive në Kuvend./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri