LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, këtë javë do të sillen dekretet për pakon e tretë të masave ekonomike

Maqedoni, këtë javë do të sillen dekretet për pakon e tretë të masave ekonomike

Dekretet për masat e setit të tretë duhet të sillen këtë javë, pas së cilës edhe qytetarëve do t’u sqarohet se si t’i shfrytëzojnë. Një pjesë e masave sipas paralajmërimeve duhet të fillojnë të zbatohen në qershor dhe korrik.

Sipas Qeverisë, seti i tretë i masave ekonomike është për revitalizimin e ekonomisë të cilat kanë për qëllim ta amortizojnë goditjen mbi ekonominë.

“Të gjitha masat janë krijuar me qëllime qartë të parashtruara dhe efekte të pritura të cilat duhet t’i japin, si në plan afatmesën ashtu edhe në plan afatshkurtër. Gjatë krijimit të masave qeveria ka menduar për të gjithë – edhe për të papunësuarit, edhe të punësuarit me të ardhura të vogla, për kategoritë e rrezikuara sociale, edhe për rininë dhe ato të cilët janë më të ekspozuar në luftë – punonjësit shëndetësor, edhe në sektorin privat, sektoret më të goditura, kompanitë vendore, sektori turistik i Maqedonisë, kompanitë e vogla, startapet, kompanitë e mëdha, industria, sektori IT i bujqësisë i cili ka potencial të pashfrytëzuar”, theksoi ministrja e Financave Nina Angelovska.


Pjesë e kësaj shtylle janë edhe kartelat pagesore dhe kuponët për turizëm të cilat qytetarët duhet t’i marrin deri në korrik, ndërsa të shfrytëzohen deri në fund të vitit 2020. Në pakon e tretë janë 11 milion euro për kuponë dhe pesë milion euro për kartela pagesore, kuponët prej 100 euro, ndërsa kartelat 50 euro.

Me masat për ekonominë në programin e qeverisë ka 150 milion euro, prej të cilave 25 milion euro për kartelë pagesore, 60-65 milion euro për mbështetje të punëdhënësve për dhënie të pagave dhe 50 milion euro shtesë të cilat do të jepen për disenjim dhe krijim të masave në kohë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Lajme
Kalo në kategori