LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Goditet edhe tregu i veturave të vjetra, ulet shitblerja

Maqedoni: Goditet edhe tregu i veturave të vjetra, ulet shitblerja

Kriza e koronavirusit që ka ulur konsumin e qytetarëve vetëm për gjërat e domosdoshme, por edhe tatimet që vlejnë nga viti ri kanë dëmtuar mjaft tregun e shitblerjes së veturave të vjetra. Këtë e dëshmojnë edhe pohimet e vetë pronarët të auto placeve, puna e zvogëluar e noterëve për regjistrimin e marrëveshjeve për shitblerje, si dhe shifrat zyrtare të Doganës. Në muajin janar të këtij viti janë importuar 1224 vetura të vjetra që paraqet gati përgjysmimin e numrit në raport me 2062 vetura të vjetra të importuara në janar të vitit të kaluar.

Ulje shënohet edhe në muajin shkurt të këtij viti, kur janë importuar 1950 vetura të vjetra në raport me 2798 vetura në muajin shkurt të vitit të kaluar. Gjithashtu, edhe të dhënat tregojnë se tregtarët me vetura të vjetra kanë pasur import më të madh të veturave të vjetra si dhe shitblerje të tyre, para shtrenjtimit të veturave si rrjedhojë e tatimeve të reja. Në muajin dhjetor të vitit 2019 në vend janë importuar 5256 vetura , apo gati dyfish më shumë në raport me muajin dhjetor të vitit 2018 kur janë importuar 3219 vetura.

Importuesit e veturave të vjetra thonë se në muajt mars dhe prill, trendi i shitblerjes është përkeqësuar më tej. Interesimi për shitblerje është zvogëluar për shkak se blerësit janë më të kujdesshëm me harxhimin e të hollave të tyre dhe nuk dëshirojnë që kursimet ti investojnë në blerjen e veturave të vjetra. Në ndërkohë, edhe nga zyrat e noterëve konfirmojnë se ka rënie të punës së tyre si rrjedhojë e masave kufizuese të vendosura për parandalimin e zgjerimit të pandemisë nga mesi i muajit mars.


“Në ditët e rëndomta kemi pasur më shumë se 80 lëndë, ndërsa në këtë periudhë kemi pasur nga 20 lëndë në ditë. Në këtë total më pak marrin pjesë kontratat shitblerëse për veturat e vjetra, mirëpo si trend vërehet ulje e shitjes së tyre në këtë periudhë prej mesit të marsit deri në fund të muajit prill”, thonë në një zyrë noterie në Shkup. Në ndërkohë, tregtarët e veturave të vjetra thonë se me kompensimet e reja, po rritet kostoja e veturave për së paku 1000 euro.

Importuesit e veturave të vjetra thonë se janë të vetëdijshëm për ndotjen e ajrit në vend dhe nuk dëshirojnë të importojnë vetura të vjetra edhe 20 vjet.

“Ne dëshirojmë të importojmë vetura të vjetra nga 10 vjet, apo me fjalë të tjera me euro standard 5 dhe 6 dhe kërkojmë të anulohet tatimi i dioksid karbonit dhe të ulet akciza për këto vetura me qëllim që të mundet një familje mesatare në vend ti lejojë vetes një veturë të tillë”, thonë nga Rregullativ, shoqata e importuesve të veturave të vjetra. Kohë më parë, nga Dogana e Maqedonisë kanë theksuar se për momentin do të mbetet në fuqi zgjidhja ligjore për tatimin e ri për veturat e vjetra nga importi.

Ndryshe, mbi 400 mijë vetura me standarde të ulëta ekologjike janë importuar në 10 vitet e fundit, prej muajit mars 2010 kur u liberalizuan kushtet e importit të veturave të vjetra. Sipas të dhënave të Entit të Statistikës në Maqedoni në vitin 2018, në rrugët e Maqedonisë së Veriut po lëvizin 208.805 vetura me ngasje me dizel dhe 194.384 vetura me ngasje me benzinë. Gjithashtu, më shumë se 60 për qind e veturave të pasagjerëve janë më të vjetra se 18 vjet./Koha/

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
Çfarë fsheh aksidenti në Çubrel ku vdiqën tre persona? Ekspertët kërkojnë hetime të thella dhe përgjegjësi

Çfarë fsheh aksidenti në Çubrel ku vdiqën tre persona? Ekspertët kërkojnë hetime të thella dhe përgjegjësi

Lajme
I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...

I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...

Lajme
Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Lajme
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

Lajme
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Kalo në kategori