OBRM-PDUKM ka vendosur të shkojë në zgjedhje në moment kur të njëjtat po bojkotohen nga gjitha partitë shqiptare dhe partitë maqedonase në opozitë. Të njëjtat po kontestohen edhe nga faktori ndërkombëtarë, e cila nga sot u përforcua me ardhjen e përfaqësuesit special Johannes Haindl.
Mundësia për tu mbajtur zgjedhjet me një parti politike ka hapur shumë pyetje juridiko- politike. Rast i këtillë nuk i ka ndodhur Maqedonisë që nga formimi i saj.
Po shkelen vlerat demokratike
Sipas profesorit universitar- ekspertit juridik Osman Kadriu, KSHZ në këtë rast duhet të konstaton se nuk ka kushte për zgjedhje dhe se në këtë rast nuk mund të zhvillohet procesi zgjedhor me një parti politike.
“Kushtetuta në dispozitat e Nenit 8 garanton vlerat më të rëndësishme të rendit kushtetues të Maqedonisë, prej atyre vlerave do të përmend dy më me rëndësi që lidhen me zgjedhjet: përfaqësimi adekuat dhe i drejtë dhe funksionimi i shtetit shumëpartiak. Tani nëse këto zgjedhje mbahen vetëm me një parti politike në fitojmë një parlament një partiak dhe një nacional. Prandaj KSHZ duhet ta dijë se është përgjegjëse për verifikimin e listave. Prandaj nga ky këndvështrim KSHZ nuk duhet të verifikojë listat dhe të lejojë të ketë zgjedhje. Të gjitha strukturat politike duhet ta dinë se nuk mund të funksionojë shteti me parlament pa shqiptarë, një qeveri pa shqiptarë dhe institucione pa shqiptarë. Në qoftë se kjo ndodh do të jetë fundi i shpartallimit të Maqedonisë”, ka sqaruar për Portalb Kadriu.
OBRM-PDUKM insistimin për zgjedhje po e përdor për “pazare politike”
Gazetari Naser Selmani, njohës i çështjeve politike, vlerëson se OBRM-PDUKM e ka shumë të qartë se zgjedhje me 5 qershor nuk do të ketë. Sipas tij, zgjedhje pa LSDM dhe partitë shqiptare, nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinos, nuk mund të mbahen.
“Tërheqja e anëtarëve të KSHZ nga partitë shqiptare e pamundëson teknikisht organizimin e zgjedhjeve. Lojën me dorëzimin e listës së kandidatëve OBRM-PDUKM e bënë për nevoja të brendshme partiake. E para atyre ju duhet fajtor kujdestar për dështimin e zgjedhjeve dhe e dyta për ta përdorur listat si argument për pazare politike në bisedimet e ardhshme. Gruevski ka nevojë që para anëtarëve dhe simpatizantëve të vet të dëshmojë se ka bërë të pamundurën që zgjedhjet të mbahen me 5 qershor, ndërsa fajin për shtyrjen e zgjedhjeve do ta hedhë mbi LSDM dhe partitë shqiptare. Ai është njeri i papërgjegjshëm dhe asnjëherë nuk do të pranojë asnjë faj për dështimet e tij politike. Mendoj se koha kur Gruevski dikton rregullat e lojës ka përfunduar”, deklaroi Selmani.
Selmani rekomandon që partitë shqiptare nuk duhet të lejojnë që të bëhen kompromise joparimore, kinse për të motivuar OBRM-PDUKM për të pranuar shtyrjen e re të datës së zgjedhjeve, tërheqjen e abolimit të presidentit dhe formimit të qeverisë se re, të cilën do ta votonin të gjitha partitë nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinos.
Analisti Xhelal Neziri mendon se është një bllof politik i OBRM-PDUKM-së për të siguruar pozicione më të favorshme në procesin negociues.
“Kjo parti është e vetëdijshme se pa pjesëmarrjen e faktorëve relevantë politik në një proces zgjedhor, i njëjti jo vetëm që nuk është legjitim por në pikëpyetje do të vë edhe aspektin legal. Mendoj se qëllimi i OBRM-PDUKM-së është të krijojë moment në negociata ku zgjedhjet t’i anulojë nëse mbeten faljet e presidentit. Në rast se zgjedhjet e njëpartiake të 5 qershorit do të mbaheshin, atëherë nuk do të pranoheshin as brenda e as në arenën ndërkombëtare, gjë që rezultonte me përplasje serioze për sigurinë e vendit”, deklaroi Neziri.
Sfidat e KSHZ- së për të organizuar zgjedhje me një parti
Sipas Subhi Jakupit nga KSHZ, rreth organizimit të zgjedhjeve, në aspekt teknik nuk do të ketë probleme, por në aspekt politik është problem shumë i rëndë, duke pas parasysh mospjesëmarrjen e partive shqiptare dhe opozitës maqedonase.
“Unë jam tanimë 10 vite këtu, deri tani nuk ka ndodhur një rast i këtillë. Maqedonia veçmë është në ngërç politik. Në aspektin formalo-juridik mund të jenë legale, por jo edhe të jenë legjitime. KSHZ do ta bëje punën e vet, por nga aspekti politik paraqet një ngërç politik. Në demokraci nëpërmjet partive politike organizohen çështjet- e funksionimit të sistemit. Megjithatë, kjo kërkon legjitimitet të plotë, duke i plotësuar standardet demokratike. Në këtë rast do të jetë shumë e vështirë të pranohet legjitimiteti politik. Kurse, legjitimiteti juridik është në rregull”, sqaroi Jakupi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Ia mori 600 euro për t’ia kaluar testin e patentë-shoferit, i dyshuari arrestohet në Gjilan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Arrestimet-e-Policise-ilustrim-foto-Ridvan-Slivova-4-380x233.jpg)
Ia mori 600 euro për t’ia kaluar testin e patentë-shoferit, i dyshuari arrestohet në Gjilan
![Të shtëna me armë zjarri nga një motoçikletë, Policia heton rastin në Prishtinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/te-shtena-me-arme-vlore-380x233.jpg)
Të shtëna me armë zjarri nga një motoçikletë, Policia heton rastin në Prishtinë
![Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rama-perplas-tavolinen-380x233.gif)
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Valbon-Krasniqi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-6-e1739257242790-780x439.jpg)
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-780x439.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vendvotim-prizren-zgjedhjet-parl-2025-1-780x439.jpg)
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht