Shumica e brishtë parlamentare dhe mungesa e opozitës në sallën e Kuvendit së fundmi ka penguar miratimin e 68 ligjeve në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
Partitë opozitare shqiptare ASH-Alternativa kanë vendosur që me qindra e mijëra amendamente të vazhdojnë të pengojnë miratimin e ligjeve, pasi insistojnë për dakordim me shumicën rreth propozim ligjit të tyre për shtetësi. Koordinatori i grupit parlamentar të koalicionit opozitar Skender Rexhepi-Zejdi thotë se opozita është e interesuar që të zgjidhet bllokada e punës së Kuvendit por me një marrëveshje të përbashkët. Nuk është me rëndësi mënyra dhe nga kush zgjidhet bllokada, por se qenësore për ata është që qytetarët të realizojnë të drejtën e tyre për shtetësi, thotë Rexhepi.
“Për ne është me rëndësi të zgjidhet çështja e shtetësisë, kjo mund të bëhet me marrëveshje në kuadër të Kuvendit, por mund të bëhet edhe më takim liderësh. Për ne është me rëndësi që qytetarët të realizojnë të drejtën e tyre për shtetësi”, thotë Rexhepi.
Integristët të interesuar për zhbllokimin e Kuvendit
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti është shprehur i gatshëm të ulet dhe të bëjë kompromis me opozitën shqiptare për ta debllokuar punën e Kuvendit. Sipas tij shumica parlamentare është stabile, Kuvendi po funksionon, por ka disa ligje që janë bllokuar në komisione të cilat drejtohen nga opozita.
“Shumica parlamentare është stabile nuk ka asnjë shqetësim. Disa ligje janë bllokuar në komisione të cilat drejtohen nga opozita, kjo nuk është mirë, ligjet duhet të miratohen. Ne jemi të hapur, në demokraci postulat kryesor është negociata, kompromisi, dialogimi, asnjëherë nuk i shmangemi këtij postulati”, është shpreh lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.
Zaev: Nëse është nevoja do të zhvillojë takim liderësh
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, ka shprehur gatishmëri për mbajtjen e një takimi të liderëve të partive parlamentare. Përveç partive në opozitë, ai ka thënë se është i gatshëm të ulet edhe me partitë më të vogla të përfaqësuara në Kuvend për të tejkaluar të gjitha dallimet dhe mosmarrëveshjet.
“Amendamentet e opozitës kanë bllokuar punimet e Kuvendit. Kuvendi është vend ku duhet të bisedohet dhe zgjidhen mosmarrëveshjet, në rast se ka nevojë për takim liderësh edhe atë do ta bëj, do të thërrasë takim liderësh, edhe me opozitën maqedonase edhe me opozitën shqiptare. Bllokimi i Kuvendit dëmton interesat e qytetarëve, këtë nuk duhet ta lejojmë”, është shprehur kryeministri Zaev.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela e kundërshton takimin e liderëve, sipas tij zhbllokimi i ligjeve do të bëhet vetëm në rast se zhbllokohet ligji për shtetësi.
“Nuk mendoj se ka nevojë për takim liderësh. Nuk e di pse duhet të ketë nevojë për një gjë të tillë. Le të hiqet bllokimi për ligjin për shtetësi , atëherë edhe ne e bëjmë të njëjtën”, ka thënë Sela.
Me kushtëzime nuk zgjidhen mosmarrëveshjet
Qeveria e kryeministrit Zoran Zaev po përballet me mungesën e numrave në Kuvend në miratimin e ligjeve. Thirrja e kryeministrit Zoran Zaev për një takim liderësh në të cilin do të kërkohej një zgjidhje për tejkalimin e krizës politike në Kuvend dhe shqyrtimin e mundësisë për një qeveri të zgjeruar, nuk mund të japë rezultate konkrete, vlerësojnë analistët.
Maqedonia e Veriut po përballet me një situatë në të cilën ka një pushtet të dobët dhe një opozitë akoma më të dobët, thotë analisti Agim Jonuz.
“Nuk besoj se kryeministri Zaev ka qëllime fisnike për të ndihmuar vendin duke e përfshirë opozitën në qeveri, më shumë besoj se Zaev kërkon bashkëpjesëmarrës për përgjegjësinë e tragjedisë aktuale, e cila rritet çdo ditë e më shumë”, thotë Agim Jonuz.
Analisti Mersel Bilalli thotë se faktorë relevantë të huaj janë të mendimit se qeveria nuk ka kapacitet t’i çojë përpara ligjet kryesore reformuese, dhe aq më pak t’i zbatojë të njëjtat. Sipas tij vendi do të fitojë një qeveri ekspertësh dhe se nuk do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Jemi në prag të zhvillimeve interesante që do të ndodhin gjatë muajve të ardhshëm. Faktori i jashtëm do të dalë me ofertë serioze për një qeveri të zgjeruar ekspertësh, por me mbështetje të politikës vendore”, thotë Bilalli./DW/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Gjendet vajza e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur në Prishtinë, dyshohet se u dhunua seksualisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/10/Zhduket-nje-vajze-e-mitur-780x439-1-780x439.jpg)
Gjendet vajza e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur në Prishtinë, dyshohet se u dhunua seksualisht
![Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xhami-780x439.jpg)
Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet
![Diaspora nis votimin nëpër ambasada](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476762088_10162793164279824_5280106582296192096_n-1-780x439.jpg)
Diaspora nis votimin nëpër ambasada
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Kapen narkotikë e para false në Prishtinë, prangosen dy të persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/policia-konfiskim1-780x439.jpg)
Kapen narkotikë e para false në Prishtinë, prangosen dy të persona
![Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjermnai-780x439.jpg)
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti