LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Afaristët, “Mini schengen”-i ballkanik të përfshijë të gjitha vendet

Maqedoni: Afaristët, “Mini schengen”-i ballkanik të përfshijë të gjitha vendet

Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe sektori i biznesit ka mbështetur idenë e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për heqjen e barrierave tregtare mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Por, njohësit e çështjeve politike druajnë se pas kësaj ideje, mund të fshihen ide, të cilat nuk janë në frymën e integrimeve evropiane përkatësisht kjo ide në asnjë mënyrë nuk duhet të paraqesë zëvendësim për integrimin e këtyre vendeve në Bashkimin Evropian.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas vizitës në Nju Jork, ka folur rreth nismës për “mini-schengenin” e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përmes mënjanimit të barrierave fiskale, fizike dhe teknike.


Vuçiq ka theksuar se nuk do të jetë lehtë realizmi i zonës “mini-schengen”, porse ka thënë se inkurajues për të është fakti se ekziston marrëveshje mes tij dhe kryeministrave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë theksuar se mbeten të përkushtuar në realizmin e iniciativave rajonale që kanë të bëjeni me rrjetëzimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor e që kanë për qëllim zhvillimin e rajonit.

Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut janë të mendimit se në këtë mënyrë do të përshpejtohet dhe procesi i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian.

“Iniciativa në fjalë do të ndikojë në lëvizjen e pandërprerë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve, zvogëlimin e shpenzimeve për kompanitë dhe qyqarët, rritje e eksportit, si dhe zhvillimin e turizmit”, thonë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Branko Azevski, ka vlerësuar se iniciativa për krijimin e një zone ekonomike “mini schengen”, të vendeve të Ballkanit Perëndimor, do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e biznesit.

Por, për drejtorin e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-perëndimore, Drilon Iseni, kjo ide është e mirë vetëm nëse në të përfshihen të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor ku bën pjesë dhe Kosova dhe Mali i Zi.

“Gjithsesi duhet të përfshihen të gjitha shtetet, edhe Kosova, edhe Mali i Zi dhe jo për arsye politike disa shtete të lihen anash. Ideja e bashkëpunimit rajonal është ajo që i ka paraprirë dhe Bashkimit Evropian dhe gjithsesi ne, si sektor i biznesit e përshëndesim këtë ide mbase kjo duhet të jetë dhe fillim i një menatlitei të ri për të frymuar këto vende në mënyrë evroiane me atë që do të shihen mundësitë se si të tejkalohen problemet që janë evidentuar me CEFTA-n”, thotë Iseni.

Ndërkaq, Petar Goshev, njohës i rrethanave politike dhe atyre ekonomike ish-guvernator i Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut, për Radion Evropa e Lirë thotë se çdo relativizëm i kufijve, kontribuon në lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave.

Goshev shton se “mini-schengen” zona mund të ndihmojë në realizimin e më shumë projekteve të përbashkëta që kanë të bëjnë me përmbushjen e kritereve që kërkohen nga Brukseli për anëtarësimin e vendeve të rajonit në familjen evropiane, megjithëse thekson se çdo shtet do të notohet ndaras për arritjet e saj.

“Kjo ide nuk duhet të paraqesë iluzionin se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në bllok do të anëtarësohen në Bashkimin Evropian”, shton Goshev./REL/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori