LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: 1226 raste aktive me Covid-19

Maqedoni: 1226 raste aktive me Covid-19

Në Maqedoninë e Veriut dje u regjistruan 111 raste të reja me Covid-19, ndërsa deri më tani numri i rasteve aktive është 1.226. Dy persona ndërruan jetë – një paciente nga Struga në moshë 53-vjeçare dhe një pacient nga Prilepi në moshë 80-vjeçare. Gjashtë pacientë janë shëruar.

Numri më i madh i rasteve të reja ishin në Shkup – 63, më pas pasojnë Kumanova – 11, Shtipi – 12, Tetova – 8, Velesi – 3, Ohri – 1, Gostivari – 3, Kriva Pallanka – 1 dhe Koçani – 9.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara me Covid-19 në vendin tonë prej fillimit të epidemisë ka shkuar në 3.025, numri i të shëruarve është 1.646, ndërsa i të vdekurve 153.


Sipas komunave, raste aktive në Shkup, më së shumti ka në Çair – 152. Në Butel janë 59, Gazi Babë – 58, Aerodrom – 53, Saraj – 52, Qendër – 52, Karposh – 40, Kisella Vodë – 29, Haraçinë – 23, Studeniçan – 18, Gjorçe Petrov – 17, Ilinden – 17, Shuto Orizarë – 12, Petrovec – 6, Çuçer Sandevë – 3, Sopishte – 2.

Në Klinikën infektive gjithsej janë hospitalizuar 62 pacientë. Prej tyre 27 janë të sëmurë rëndë dhe ndodhen në mbështetje oksigjeni. Në SPQ “8 Shtatori” gjithsej janë të hospitalizuar 41 pacientë. Në makinë respiratore janë tetë, ndërsa me pasqyrë më të rëndë klinike janë shtatë pacientë.

Në spitalin në Manastir janë të hospitalizuar 13 pacientë, ndërsa në mjekim shtëpiak përmes spitalit po ndiqen dy pacientë. Në spitalin në Shtip janë të hospitalizuar 22 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë dhe Prilep janë hospitalizuar 30 pacientë – pozitivë dhe të dyshimtë me Covid-19.

Në suaza të skriningut në kopshte përmes QSHP Shtip dhe Koçan dje nëntë teste të të punësuarve në kopshtet në Koçan janë pozitivë me KOVID-19.

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 36.325 testime për Covid-19./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Lajme
Moti për pesë ditët e ardhshme

Moti për pesë ditët e ardhshme

Lajme
Gjeti dy vëllezërit e vdekur në banesë, flet kryeplaku i fshatit: Dera ishte e mbyllur, u ngjita me shkallë nga dritarja

Gjeti dy vëllezërit e vdekur në banesë, flet kryeplaku i fshatit: Dera ishte e mbyllur, u ngjita me shkallë nga dritarja

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Kalo në kategori