Ministria e Shëndetësisë, gjatë ditës së sotme ka publikuar Manualin për Mbrojtje nga Përhapja e virusi COVID-19, i cili përbëhet nga 153 faqe dhe pritet të hynë në fuqi nga 22 qershori.
Në Manualin për Mbrojtje nga Përhapja e coronavirusit, janë dhënë edhe informata praktike për vazhdimin e procesit stërvitor në objektet sportive për futbollist me qëllim parandalimi të përhapjes së virusit COVID-19.
Në manual thuhet se të gjitha klubet sportive duhet t’u përmbahen rregullave në mënyrë që të ndalohet përhapje e mëtutjeshme e coronavirusit në vendin tonë.
Manualin e plotë mund ta lexoni KËTU.
Më poshtë disa nga rregullat që janë paraparë në Manualin për Parandalimin dhe Luftimin e COVID-19:
UDHËZIMET PËR VAZHDIMIN E PROCESIT STËRVITOR DHE NDESHJEVE NË FUTBOLL
Udhëzimet dhe sugjerimet për vazhdimin e procesit stervitor në objetet sprortive për futbollist me qëllim parandalimi të përhapjes së virusit COVID-19.
- Vazhdimi i aktivitetit sportiv për të gjithë sportistët duhet të filloj nga data e caktuar nëpër të gjitha objektet sportive të futbollit.
- Ky proces mund të vazhdojë pas heqjes së barrierave ligjore nga Ministria e Shëndetësisë dhe duke i respektuar të gjitha kushtet dhe masat e përcaktuara me këtë udhëzim.
- Futbollistët para ardhjes, gjatë stërvitjes dhe pas largimit nga objekti sportive duhet t’i nënshtrohen këtyre masave:
Futbollistët dhe stafi teknik të vijnë në stërvitje individualisht dhe me pajisje sportive, mundësisht pa përdorur zhveshtoren;
Përdorimi i hapësirave të përbashkëta në zhveshtore, dush kabinat, etj., mund të përdoren vetëm nëse dezinfoktohen pas çdo përdorimi;
Stërvitjet të organizohen mundësisht në fushë të hapur;
Gjatë stërvitjeve individuale futbollistët të mbajnë distancën prej minimum 2 metra;
Futbollistët të përdorin vetëm mjetet e veta higjienike (sapuni, peshqirët, etj.) si dhe të përdodrin shishen personale për pije dhe ushqimin eventual;
Pas stërvitjeve të gjithë janë të obliguar t’i përmbahen masave të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) sikurse qytetarët e tjerë.
Organizatori i stërvitjeve, së bashku me përgjegjësit e objekteve sportive, është përgjegjës për marrjen e masave si në vijim:
Çdo objekt sportiv duhet të dezinfektohet në mënyrën e paraparë nga MSh;
Duhet të evidentohet data, koha, vendi, dhe numri i pjesmarrësve i stërvitjeve, të dhënat mbi trajnerin, stafin dhe personelin teknik;
Organizatori i stërvitjes duhet të ketë informatat paraprake për çdo futbollist, trajner apo personel tjetër që merr pjesë në stërvitje duke pasur parasysh se mos ka ndonjë simptomë që lidhet me infeksionin me virusin Covid-19 (temperaturë, kollitje, lodhje e tepërt, frymëmarrje e vështirësuar);
Nëse gjatë stërvitjes lajmerohet ndonjë simptom i tillë, stërvitja duhet të ndërprehet menjëherë, kurse personi me simptoma të dërgohet në institucionet shëndetësore;
Organizatori i stërvitjes duhet të sigurojë një shportë të posaçme për të hudhur të gjitha ambalazhat plastike, faculetat, pajisjet mjekësore të përdorura, dorëzat, maskat, etj., dhe ato të mbyllen në mënyrë të sigurt e të hudhen në vendin adekuat;
Në objektin sportiv ku mbahet stërvitja duhet të ketë mjete për dezinfektim të duarve dhe mjete tjera higjienike;
Para fillimit dhe pas përfundimit të stërvitjes duhet të dezinfektohen me dezinfektues që përmban së paku 70% alkool, të gjitha mjetet dhe pajisjet sportive të fiksuara/ statike që janë përdorur gjatë stërvitjes, si dhe të gjithë topat dhe rekuizitat sportive që përdoren në stërvitje.
Organizatori i stërvitjes dhe menaxheri i objektit obligohen që hapësira kohore mes dy stërvitjeve të jetë së paku 30 minuta;
Të gjitha hapësirat e mbyllura të ajrosen vazhdimisht ose me ventilim të hapur, por jo me kondicioner. Sugjerohen fuqishëm të gjitha klubet sportive që të mbajnë stërvitje nëpërmes karantinimit të kontrolluar (nëse kanë mundësi) duke i marrë këto masa:
Para shkuarjes në karantinim të bëjnë testimin për Covid-19;
I gjithë pjesëmarrësit në karantinë nuk mund të lëshojnë karantinimin me vetëdëshirë gjatë kohës së përcaktuar nga klubi dhe duhet t’iu përmbahen institucioneve dhe udhëzimeve gjatë qëndrimit;
I gjithë objekti ku janë vendosur sportistët me ekipet e tyre duhet të jenë të dezinfektuara në bazë të standardeve të përcaktuara nga MSh;
I gjithë personeli që punon në ketë kompleks (recepcioni, kuzhinierët, kamarierët dhe personat për mirëmbajtje) duhet të mbajnë maskat mbrojtëse dhe dorëzat duke i respektuar masat e përcaktuara nga MSh për ndalimin e përhapjes së Covid-19.
Arritja e skuadrave në stadium:
– Lëvizja e ekipeve me autobusë/ transportues kolektivë të bëhet duke përdorur maskat;
– Sigurohuni që autobusët të dezinfektohen përpara nisjes;
– Ardhja e skuadrave në stadium duhet të ndahet në kohë dhe hapësirë – të ruhet distanca në kohë ndërmjet ekipeve;
– Dhomat e zhveshjes të kenë hapësirë të mjaftueshme për mbajtjen e distancës sipas rekomandimeve të IKShPK-së (skuadrat dhe gjyqtarët);
– Shmangia e përdorimit të njëkohshëm në hyrje, zhveshtore, koridore dhe tunele për dezinfektim.
– Është i ndaluar shtrëngimi i duarve, përqafimet dhe të shmanget prekja e bravave të derës.
Ndeshjet futbollistike
– Të zvogëlohet sa më shumë numri i personave të panevojshëm për një ndeshje futbollistike.
– Të bëhet informimi i të gjithë personave (lajmërime) që marrin pjesë në ndeshje. Në stadium të mbahen masat themelore të higjienës (dezinfektimin e duarve, higjienën e kollitjes dhe teshtitjes, distancën) në përputhje me udhëzimet e IKShPK-se dhe zyrtarit prezent për higjienë.
– Përfshirja e Zyrtarit për higjienë në çdo klub futbollistik i cili luan si vendas.
– Zyrtari për higjienë monitoron masat themelore higjienike (higjiena e duarve, higjiena e kollitjes dhe teshtitjes, rregullat e distancës së rekomanduar) dhe kontrollon ato: para, gjatë dhe pas lojës futbollistike.
– Zyrtari për higjienë duhet të jetë në shkëmbim të vazhdueshëm të informacionit me
Ekipin mjekësor dhe sportistët.
– Detyrat e Zyrtarit të Higjienës të Klubit, duhet të monitorohen nga stafi mjekësor.
– Duhet të minimizohet koha e kaluar në dhomën e zhveshjes para dhe pas ndeshjes.
– Duhet të bëhët dezinfektimi i rregullt i sipërfaqeve të zhveshtoreve dhe hapësirave tjera para ardhjes së ekipeve dhe referëve.
– Shishet e ujit të jenë të personalizuara. Çdo sportist duhet të ketë shishen personale.
– Pajisjet teknike për nxemje të lojtarëve duhet të dezinfektohen para dhe pas përdorimit.
– Personat (trajneri, mjeku, etj.) që kanë kontakt të drejtpërdrejtë me lojtarët duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë distancës dhe masave mbrojtëse-higjienike.
– Të jenë prezent vetëm persona nga stafi i trajnerëve që janë të domosdoshëm për lojën. Personat që nuk janë të domosdoshëm për lojën, të kontaktojnë përmes videokonferencave.
– Përdorimi i dhomave të zakonshme (dhoma për ndërrim, dushe) të bëhet vetëm në grupe të vogla dhe me distancë të garantuar 2 m.
– Dushet pas lojës duhet të shmangen nga avulli (si përçues i mundshëm i viruseve nga njëri sportist tek tjetri) ose të realizohet në shtëpi.
– Para, gjatë dhe pas lojës të rritet numri i personelit të pastrimit në stadium (brenda dhe jashtë objektit).
– Koridoret brenda stadiumit të pajisen me dezinfektues në çdo 5 m largësi.
– Fëmijët për topa – mundësisht në lojë mos të jenë prezent më shumë se 4, (me masa mbrojtëse – maska dhe dorëza).
– Zhveshtoret e stadiumit duhet të kenë: dezinfektues, sapun, peshqira dhe material higjienik toaleti.
– Të shmangen bisedat private, pasi këto zvogëlojnë distancën sociale.
– Zhveshtoret duhet të kenë ajrosje të mjaftueshme, ose ajri nuk duhet te jetë i thatë, siç është përmes sistemit të kondicionimit (21°, lagështia 50-60%).
– Dyert duhet të qëndrojnë të hapura sa më shumë që të jetë e mundur në mënyrë që të mos përdoren dorëzat.
– Rekomandohet ndarja hapësinore e fizioterapeutëve, distanca e mjaftueshme midis shtretërve të trajtimit gjatë masave terapeutike, si dhe të dezinfektohen rregullisht shtretërit e ekzaminimit.
– Të veprohet me kujdes gjatë përdorimit të telefonave celularë, tabletëve, etj. të personave të tjerë.
Personat që nuk duhet të kenë qasje në dhe gjatë ushtrimeve dhe ndeshje futbollistike, janë të gjithë ata që brenda 14 ditëve të fundit kanë pasur:
– Ethe,
– Temperaturë,
– Dhimbje të fytit,
– Probleme të frymëmarrjes,
– Kontakt me pacient Covid-19.
Informacionet e përgjithshme:
– Të respektohen masat themelore higjienike (dezinfektimi i duarve, kujdesi gjatë kollitjës dhe teshtitjes, mbajtja e distancës);
– Të mos preken me dorë butonat e ashensorit, kangjellat e shkallëve ose bravat e dyerve (alternativë: bërrylat ose vetëm me dorëza për një përdorim).
– Duart të pastrohen gjithmonë pasi ta keni prekur hundën, të keni teshtitur ose pas kollitjes.
– Përdorimi i pajisjeve të fitnesit duhet të bëhet vetëm me dorëza, duhet të vendoset maskë mbrojtëse dhe gjithmonë pas përfundimit të përdoret dezinfektues. Fitnesi duhet të bëhet në grupe të vogla duke u respektuar distanca hapësinore minimale, maksimum 5 persona brenda një hapësire.
– Personat e dyshuar duhet të vetizolohen, duke respektuar standardet e vendosura nga autoriteti i IKShPK-së.
– Personat pozitivë me Covid-19 me simptoma, duhet të ndërprejnë aktivitetin fizik dhe të konsultohen me mjekun.
– Personat pozitivë me Covid-19 pa simptoma, duhet t’i nënshtrohen programit individual të trajnimit, i cili mund të kryhet në shtëpi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mesfushori i Arsenalit do të largohet falas në verë, Barcelona dhe dy klube tjera e duan atë

U transferuan të gjithë për para, por klubi saudit vonon pagat e lojtarëve për tre muaj

Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Sesko para transferimit të karrierës së tij, do të kushtojë 80 milionë euro

Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

Emir Sahiti zbulon emocionet pas golit të parë me Hamburgun para 71 mijë tifozëve në Berlin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës