LAJMI I FUNDIT:

Manekinia paguan djemtë për ta përcjellë bashkë kampionatin

Manekinia paguan djemtë për ta përcjellë bashkë kampionatin

Fotomodelja kineze Daiyu Fang është aq shumë e zhgënjyer saqë ka vendosur që ta paguajë me 150 euro secilin djalë që do të përcjellë ndeshjet futbollistike të Kampionatit Botëror me të.

Pasi të gjitha shoqet me gjakftohtësi e refuzuan, Fang nga Pekini u detyrua të kërkojë shoqëri në një faqe të internetit për shpallje të lira.

“Kam para, por futbolli nuk është aq i popullarizuar në Kinë dhe njerëzit nuk kanë kohë ta përcjellin Kampionatin Botërorë”, tha modelja kineze.

Nga shoqëruesi i saj Fang kërkon që pulti i televizorit të jetë gjatë gjithë kohës tek ajo, ndërsa puthja është absolutisht e ndaluar, sado që loja të jetë interesante dhe emocionuese. /Telegrafi/