LAJMI I FUNDIT:

Mandarina për mëlçinë

Mandarina për mëlçinë

Lehtëson dhimbjet, ndihmon në tretje dhe ka cilësi imunitare.

Kujdes në ruajtjen e mandarinave. Mandarinat nuk ruhen për shumë kohë, sepse thahen dhe mblidhen nga brenda. Ruajini në ndonjë vend që ajroset (brenda ose jashtë frigoriferit) dhe mos i mbyllni në qeska, sepse prishen më lehtë.


Çfarë është: Mandarina (Citrus reticulata) i përket familjes së agrumeve. Është e njohur për aromën e saj të pasur. Ka shumë varietete të saj, me forma dhe madhësi të ndryshme.

Mjekësia tradicionale: Ky frut ka një histori të gjatë në mjekësinë tradicionale kineze. Dikur përdorej për terapinë e dispepsisë (probleme në tret jen e ushqimeve), të diarresë, kundër të vjellave dhe çrregullimeve gastroenterike. Për më tepër, konsiderohej ilaçi ideal për lemzën, kollën dhe kongjestionin (rritjen e qarkullimit të gjakut).

Çfarë mbështesin të rejat e fundit: Sipas një studimi japonez, mandarina zvogëlon shfaqjen e kancerit të mëlçisë. Siç mbështesin specialistët, sekreti, fshihet tek lloj lënde, beta-karoten, e cila i jep frutit ngjyrën karakteristike portokalli. Më saktë, studiues të Spitalit Universitar të Kiotos vendosën nën vëzhgim mjekësor 75 pacientë me hepatit (pezmatim të mëlçisë), sëmundje që rrit mundësitë e shfaqjes së kancerit së mëlçisë. 30 prej tyre pinin çdo ditë, për një vit, pije që përmbante beta-karoten dhe lëng mandarine, ndërsa 45 të tjerë nuk e konsuamuan. Pas 12 muajve, specialistët panë se, tek asnjë pacient i grupit të parë, nuk u dallua kancer në mëlçi, në kundërshtim me atë të grupit të dytë, ku 8,9% e tyre shfaqën këtë lloj forme kanceri. Sigurisht, studiuesit theksojnë se, kërkohet më tepër studim për nxjerrjen e rezultateve më të sigurta.

Për çfarë tjetër është mirëbërëse: Përmban Vitaminën C, flaonoide, acide, kalium, magnez dhe Vitaminat B1,B2, B3.
Ajo qetëson nga dhimbjet, vepron kundër diarresë dhe këlbazës, ndërkohë që është ideale edhe për përballimin e të vjellës mëngjesore (është e sigurt gjatë shtatzënisë). Vaji i saj ndihmon në raste të të rrahurës së shpejtë të zemrës dhe të tensionit të lartë të gjakut, ndërkohë që është edhe tonifikues.

Kujdes! Lëkura e saj mund të shkaktojë reaksion alergjik, i cili shfaqet me teshtitje, kollë dhe shqetësim në kraharor.

Për ngërçet: Shtoni ujin e nxehtë të vaskës 2 pika vaj mandarine, 3 pika vaj manxurane dhe 2 pika vaj kamomili. Shijojeni këtë banjo qetësuese çdo mbrëmje për 15 sekonda.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori