LAJMI I FUNDIT:

Manchester United monitoron nga afër situatën e Lois Opendas

Manchester United monitoron nga afër situatën e Lois Opendas

Manchester United me sa duket do të vendosë të bëjë një lëvizje për sulmuesin e RB Leipzig, Lois Openda në janar.

23-vjeçari shënoi ndaj Manchester Cityt këtë muaj në Ligën e Kampionëve, teksa ka shënuar katër gola të tjerë në 11 ndeshje të luajtura këtë sezon.

Mediat angleze pretendojnë se Erik ten Hag e ka futur në listën e dëshirave dhe synon transferimin e tij që në janar, para se rivalët tjerë të trokasin në derën e Leipzigut.


Superkompjuteri parashikon tabelën përfundimtare të Ligës Premier, rezultat shokues për Man Utd, Chelsea dhe Tottenham
Lexo po ashtu Superkompjuteri parashikon tabelën përfundimtare të Ligës Premier, rezultat shokues për Man Utd, Chelsea dhe Tottenham

Megjithatë, Leipzig do të qëndrojë stoik në qëndrimin e tyre dhe thuhet se nuk do të lejojnë largimin e asnjë lojtari tjetër tjetër pas largimit të Christopher Nkunku te Chelsea, Josko Gvardiol te City dhe Dominik Szoboszlai te Liverpool këtë verë.

Në anën tjetër ka një çështje që po diskutohet në zyret e Manchester United në lidhje me fondet.

United shpenzoi më shumë se 170 milionë funte për transferime këtë verë dhe zyrtarët e klubit janë të shqetësuar për rregulloret e ‘Fair Play Financiar’.

Janarin e kaluar, United u desh që të transferoj lojtar në formë huazimi, me Wout Weghorst dhe Marcel Sabitzer që u bënë pjesë të klubit në huazim nga Burnley dhe Bayern Munich respektivisht.

Duket se ka një fitues të qartë: Procesit të stërzgjatur të shitjes së Man United po i vije fundi
Lexo po ashtu Duket se ka një fitues të qartë: Procesit të stërzgjatur të shitjes së Man United po i vije fundi

Në rast se bordi i “Djajve të Kuq” nuk arrin të gjejë sa më parë një zgjidhje, atëherë një marrëveshje për Openda mund të anulohet.

Në “Old Trafford” së fundmi u transferua danezi Rasmus Hojlund i cili deri më tash ka shënuar tre gola, që të gjithë në Ligën e Kampionëve dhe ende është në kërkim të golit në Ligën Premier./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori