LAJMI I FUNDIT:

Manchester City vendos rekord në Ligën e Kampionëve pas triumfin kundër PSG-së

Manchester City vendos rekord në Ligën e Kampionëve pas triumfin kundër PSG-së

Manchester City vendosi rekord të ri teksa u bë edhe skuadra angleze me më shumë fitore radhazi në një sezon të vetëm të Ligës së Kampionëve, pas fitores në  gjysmëfinale të martës në ndeshjen e dytë ndaj Paris Saint-Germain.

Rezultati 2-0 (4-1 në total) u dha atyre një rekord prej 11 fitoreve në garën elitare këtë sezon, dhe ecuria e tyre aktuale prej shtatë fitoreve radhazi ka mposhtur gjithashtu rekordin e çdo skuadre tjetër angleze.

Menaxheri Pep Guardiola theu ‘mallkimin’ e tij me Cityn duke u kualifikuar në gjysmëfinale për herë të parë që nga viti 2010-11, dhe njerëzit e tij tani janë në gjendje të pretendojnë fitimin e ‘tripletës’ pasi kanë ngritur tashmë Kupën Carabao dhe janë vetëm një fitore apo barazimi larg titullit të Ligës Premier.


Cilat skuadra ka mposhtur Manchester City?

City nuk ka humbur në Ligën e Kampionëve këtë sezon, me pikët e vetme të rëna që vijnë në një barazim pa rezultat me Porton gjatë fazës së grupeve.

Këto janë 11 fitoret rekord që ata kanë arritur në Ligën e Kampionëve, në mënyrë kronologjike:

Porto

Marseille (udhëtim)

Olimpiakos

Olympiacos (udhëtim)

Marseille

Monchengladbach (udhëtim)

Monchengladbach

Dortmund

Dortmund (udhëtim)

PSG (udhëtim)

PSG

Ndryshe, City do të përballet me Chelsean ose Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve më 29 maj. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Premier League
Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

La Liga
Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Premier League
Sesko para transferimit të karrierës së tij, do të kushtojë 80 milionë euro

Sesko para transferimit të karrierës së tij, do të kushtojë 80 milionë euro

Ndërkombëtare
Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

La Liga
Emir Sahiti zbulon emocionet pas golit të parë me Hamburgun para 71 mijë tifozëve në Berlin

Emir Sahiti zbulon emocionet pas golit të parë me Hamburgun para 71 mijë tifozëve në Berlin

Bundesliga
Kalo në kategori